Kronikë

Kryebashkiakia e Roskovecit në SPAK! Majlinda Bufi asnjë fjalë: Kur të flasë drejtësia

23 Qershor, 10:34| Përditesimi: 23 Qershor, 10:51

  • Share

TIRANË- Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi u paraqit sot në SPAK. Ajo qëndroi rreth 20 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa pas daljes nuk pranoi që të flasë për gazetarët, duke thënë shkurt “kur të flasë drejtësia”.

Nuk dihet arsyeja e thirrjes së saj, por kujtojmë se kjo është hera e dytë që Bufi paraqitet në SPAK, pasi ajo u thirr nga prokurorët e posaçëm edhe më 22 maj 2024, për t’u pyetur për një kallëzim që është bërë ndaj saj për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Bufi është kallëzuar në SPAK nga PD për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas kallëzimit, kryebashkiakia ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?