Juliana Memaj

Kryebashkiakja e Dimalit do të hetohet nga SPAK, akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh! Lejoi ndërtime në pronën e një familjeje

28 Korrik 2022, 19:17| Përditesimi: 28 Korrik 2022, 19:26

  • Share

Kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juljana Memaj, do të hetohet nga SPAK. Vendimi është marrë nga Gjykata e Beratit, e cila ka vendosur që çështja të shkojë në Prokurorinë e Posaçme, pas një gjyqi gati 2-vjeçar me familjen e Petrit Baho nga Poshnja e Beratit. Gjykata e Beratit e përcolli në SPAK vendimin për të hetuar zyrtaren Memaj për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Kanë qenë bashkëshortët Baho nga fshati Poshnje të cilët denoncuan Bashkinë Dimal 2 vite më parë pasi  kur bashkia Dimal pronën e tyre, të cilën bashkëshortët thonë se e disponojnë me certifikata të rregullta, ia dha një shtetasi tjetër për ndërtimin e një resorti. Bashkëshortët Baho denoncuan kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj si dhe 2 punonjës të IMT-së për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim dhe falsifikim.

Sot pas një hetimi 2-vjeçar Gjykata e Beratit ka përfunduar gjykimin e çështjes dhe i ka dhënë të drejtë Bahos pasi sipas provave ka rezultuar se bashkia Dimal ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar haptazi për qëllime përfitimi shtetasin tjetër duke ndërtuar pa leje një resort dhe një klinikë mjekësore në pronën e Bahos dhe në “tokë shtet”.

Në përfundim Gjykata e Beratit vendosi që bashkia të pushojë cenimin e pronësisë së paditësit Petrit Baho dhe të mos e përsërisë më në të ardhmen ndërsa bashkia të prishë me shpenzimet e veta ndërtimet mbi pronën e paditësit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?