Politikë

Kryebashkiakja e Durrësit: Kryetari i këshillit zero kontribut pas tërmetit! Respektoni orën këtu!

12 Tetor 2019, 14:50| Përditesimi: 12 Tetor 2019, 14:58

  • Share

Mbledhja e djeshme e këshillit bashkiak të qytetit të Durrësit është mbyllur me debate mes kryetares së bashkisë Valbona Sako dhe kryetarit të këshillit.

Shkak u bë kritika e fortë që Sako i bëri kryetarit të këshillit të qarkut, Alfred Mullaraj, i cili sipas saj nuk kishte kontribuuar fare, zero për situatën e vështirë të krijuar pas tërmetit të 21 shtatorit dhe nuk kishte dijeni për asnjë nga shifrat e dëmeve të shkaktuara.

"Titullar i qytetit tonë jo vetëm që nuk ka marrë pjesë në tërmet por shfaqet shumë i sensibilizuar. Nëse disa prej jush janë përfshirë në tërmetin...Këshilli i qarkut ka pasur një rol zero.

Më vjen mirë që sensibilizohet për tjerët, por sensibilizimi duhet të fillojë nga vetja. Nëse do ta pyesnim për statistika, kryetari i këshillit të qarkut nuk është i përfshirë fare" tha ajo.

Vendimet e këshillit u miratuan mes tensioneve, ndërsa Sako u tërhoqi vëmendjen këshilltarëve pasi ishin paraqitur me vonesë në mbledhje. "Orën që do të lemë është mirë të zbatojmë sepse kam një axhendë të përcaktuar" tha ajo.

Më pas Sako i kërkoi kryetarit të Këshillit Ani Dyrmishi që sekretarja e re Dorina Milja që zëvendësoi  Armand Tragajn, të prezantonte veten dhe kontributin që kishte në PS, por Dyrmishi deklaroi të mbyllur mbledhjen duke dalë nga salla.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ai: 12/10/2019 17:39

    E keni parasysh kush eshte ai tipi qe bo kryetarin e keshillit bashkiak ?? Nje cop horr! Analfabet, injorant e matrapaz. Mjer Durresi ku ka perfunduar, Zot shpetoje Durresin!

    Përgjigju
  • Hahahah: 12/10/2019 17:27

    Ne bashkinë e durrësit ka hyrë mediokriteti më të dyja këmbët....kanë hyrë të përzgjedhurit e bandave që kanë kapur durrësin jo qytetarët. Asnjë nuk flet për 4 bandat që kanë mbërthyer durrësin....të cilat nuk i bëjnë luftë njëra tjetrës por po uzurpojne çdo gjë në durrës bashkë. Lul Berisha nga i burgosur për jetë u bë biznesmen i suksesshëm në durrës...ku mund të ndodh kjo përveçse tek në.

    Përgjigju
  • Gezimi: 12/10/2019 15:32

    NUK SHPRESOHET QE VALBONA E DAKOS DHE E RILINDJES SE RAMES TE NDIHMOJE POPULLIN E DURRESIT TE DEMTUARNGA TERMETI LLAFE MASHTRIME KJO ESHTE SHPRESA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?