Politikë
Top 24

Kryebashkiakja e Gjirokastrës 'tradhton' LSI-në, shfaqet në krah të Ramës: Falenderoj qeverinë

21 Maj 2018, 20:00| Përditesimi: 21 Maj 2018, 22:24

  • Share

Kryeministri Rama ishte sot në Gjirokastër, ndërsa zhvilloi një takim me qytetarët në kuadër të 'Llogaridhënies' për qeverisjen. Në takimin e sot, e pranishme në panel për të dëgjuar problemet e qytetarëve ishte edhe kryebashkiakja, Zamira Rami, e zgjedhur nga LSI tre vite më parë.

Prania e Ramit në panel duket e çuditshme, pasi vjen në një moment kur 'lufta' politike mes shumicës dhe opozitës është nxehur në maksimum, teksa pak ditë na ndajnë nga protesta që PD dhe LSI kanë paralajmëruar ditën e shtunë.

Madje, kryebashkiakja shkoi edhe më tej duke falënderuar qeverinë për financimin e projektit për tregun industrial në Gjirokastër.

Kujtojmë që nga LSI në drejtim të PS janë larguar shumë këshilltarë bashkiakë, ndërsa herë herës disa deputetë kanë thyer urdhrin e grupit të LSI duke qëndruar në parlament.

Megjithatë Rami nuk është kryebashkiakja e parë opozitare që ka qenë pjesë e takimeve për 'Llogaridhënien' që Rama ka zhvilluar, pasi po sot në Dropull, kryetari i zgjedhur nga PD, Ahile Deçka ishte pjesë e takimit në fshatin Grapsh.

Komento

Komente

  • Gege Kosova: 22/05/2018 09:54

    Nuk eshte kurfare "tradhetie", Perkunderazi, eshte respektim korrekt dhe shume i natyrshem i nje artisteje,per vlerat kombetare,morale e njerezore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?