Kronikë

Mbi 2 orë në SPAK, kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa del nga Prokuroria e Posaçme! Pyetet nga prokurori që po heton shpërthimin në biznesin e Bujar Çelës (VIDEO)

14 Janar, 13:55| Përditesimi: 14 Janar, 16:47

  • Share

Tiranë- Një tjetër zyrtar i lartë vendor u paraqit sot (14 Janar) në Prokurorinë e Posaçme.

Ka qenë kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, e cila u pa teksa hynte në godinën e SPAK në orën 13:50 të mesditës së sotme. 

Zyrtarja socialiste nuk bëri asnjë komunikim për mediat kur hyri në institucion dhe as kur doli 2 orë e gjysëm më pas (16:24). Mbetet i paqartë shkaku i paraqitjes së saj në SPAK, nëse ka të bëjë me aktivitetin e saj si funksionare vendore apo me çështje për persona të tjerë dhe që ajo ka dijeni.

Gjatë daljes nga institucioni i drejtësisë ajo edhe u pyet nëse kishte lidhje ardhja e saj në SPAK, me ngjarjen në biznesin e Bujar Çelës, por Sefa nuk u përgjigj.

Mësohet se Sefa është pyetur në SPAK, nga prokurori Sotir Kllapi, i cili po heton shpërthimin në biznesin e deputetit Çela, ku mbetën të vdekur babë e bir, raporton gazetarja Keti Banushi. Por ende nuk konfirmohet nëse Kllapi po e pyet Sefën mbi këtë ngjarje të rëndë të 1 marsit 2024.

A.Q/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?