Ish-kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjithashtu i akuzuar nga SPAK është edhe ndërtuesit Rrok Gega.
Çështja hetimore në ngarkim të tyre është hapur pas ndërtimit të një ure në fshatin Luzhë. Islamaj ka ndërtuar urë në këtë fshat me fondet e bashkisë për interesa personalë, konkretisht për familjarët e saj që banojnë në këtë fshat. Ky tender i hapur nga Bashkia e Tropojë u fitua nga ndërtuesi Rrok Gega.
Rasti është denoncuar në dhjetor të vitit 2024 nga Partia Demokratike. Ka qenë zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, e cila denoncoi tenderin e fituar nga Rrok Gega për ndërtimin e një ure në fshat për llogari të familjarëve të saj, kryesisht motrës së Islamajt. Sipas PD, ajo i kërkoi kontraktorit të ndërtonte një urë të përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë banesës së motrës.
Zyra Islamaj u komandua në krye të Bashkisë së Tropojës në shtator të vitit 2024 pas arrestimit të kryebashkiakut Rexhë Byberi. Ky i fundit akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik të vlerësuar në 2.7 miliardë lekë të vjetra.
Komente

Me çfarë merret dhe SPAK-u! A thua se ka ndonjë li.gj që ndalon kryebashkiakët të ndërtojnë ura atje ku mund të kalojnë familjarët e tyre
Përgjigju