Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kronikë

Kryebashkiaku Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon rrëzimin e masës ‘arrest me burg’ të Apelit të GJKKO-së

19 Maj, 19:38| Përditesimi: 19 Maj, 19:42

  • Share

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të GJKKO-së në dy shkallë, e vendosur me kërkesë të SPAK.

Avokatët e zyrtarit të lartë socialist kanë dërguar rekursin me anë të postës, teksa kërkohet rrëzimi i masës së sigurisë “arrest me burg”, e vendosur që pas arrestimit të tij më 10 shkurt të këtij viti.

Mësohet se ky rekurs është ndaj vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, që la në fuqi GJKKO-në e shkallës së parë.

Veliaj është nën hetim për korrupsion e pastrim parash. Në dosjen e SPAK ka të akuzuar dhe nën hetim edhe dy familjarë të Veliajt dhe disa biznesmenë.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?