Politikë

Hilë Curri për Report Tv: Takimi me Ramën pozitiv! Nuk po influencohet në pushtetin vendor, na dha sugjerime për të rritur rezultatet

16 Korrik, 22:04| Përditesimi: 17 Korrik, 01:37

  • Share

Kryetari demokrat i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Hilë Curri, ka komentuar takimin e fundit me kryeministrin Edi Rama dhe diskutimet që lidhen me rigjenerimin e pushtetit vendor.

Në një intervistë për Report Tv, kryebashkiaku i Sali Berishës theksoi se takimi me kreun e qeverisë ishte i rëndësishëm dhe i dobishëm për të adresuar problematikat që shqetësojnë pushtetin vendor.

"Takimi ishte në një situatë të domosdoshme për të diskutuar për pushtetin vendor, për sfidat në bujqësi, për paketat që duhen përmirësuar. E shoh si shumë pozitiv", tha ai, duke shtuar se problemet ekzistojnë, por nuk është gjithmonë e mundur të raportohen në kohë reale.

I pyetur për diskutimet mbi ndryshimet në pozicionet e nënkryetarëve, drejtorëve dhe administratorëve në bashki, Curri u shpreh se ndryshimet janë të nevojshme kur mungon performanca. Deri tani asnjë shkarkim nuk është ndërmarrë nga ai në bashkinë që drejton.

“Unë mendoj që gjithmonë duhet të ndryshohen ata, nëse nuk kanë rendiment”, deklaroi ai.

Curri theksoi gjithashtu se pushteti vendor nuk është plotësisht i pavarur, pasi ekziston një lidhje funksionale dhe bashkëpunuese me pushtetin qendror. Megjithatë, ai sqaroi se nuk ka pasur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga qeveria në përzgjedhjen e stafit në bashkinë që ai drejton.

“Unë nuk mendoj që pushteti qendror influencon në përzgjedhjen e stafit vendor. Bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm, dhe nëse nuk ke bashkëpunim, nuk e arrin dot vizionin për zhvillimin e bashkisë”, u shpreh Curri.

Ai shtoi se sugjerimet e kryeministrit në mbledhje ishin brenda kuadrit ligjor dhe nuk përbënin urdhra detyrues, por kërkesa për përmirësim të punës në bashkitë me problematika. 

“Ishte më shumë një sugjerim politik për të rritur eficiencën dhe rezultatet. Dhe mendoj që ato bashki që kishin probleme, do të veprojnë në këtë drejtim”, tha Curri.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?