Vangjel Tavo në spitalin ku ndodhet Kryepeshkopi Anastas, Greqi 2025

Sociale

Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij

18 Janar, 13:48| Përditesimi: 18 Janar, 14:01

  • Share

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo njoftoi sot se ka vizituar spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas, në Athinë.

Përmes një postimi në Facebook, Tavo, shprehet se i uron shërim të shpejtë Fortlumturisë dhe rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar

"Sot zhvillova një vizitë në Spitalin Evangjelismo në Athinë për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Duke i uruar shërim të shpejtë lutemi për Fortlumturinë e Tij, për rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar duke kujtuar e nderuar përgjithmonë kontributin e jashtëzakonshëm e të pashoqë që ai ka dhënë prej dekadash në forcimin e besimit, jetën kishtare dhe në shoqërinë në tërësi", shkroi Tavo në Facebook.

Kryepiskopi Anastas fillimisht u shtrua më datën 30 dhjetor 2024 në një spital privat në Tiranë, për shkak të një viroze stine.

Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar, ku u shtrua në spitalin 'Ungjillëzimi'.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?