Sociale

Qytetarët që hedhin qeset me mbeturina në rrugë, kryebashkiaku i Himarës nxjerr videon: Do ketë gjoba, përdorni vetëm koshat e dedikuar

22 Gusht, 15:59| Përditesimi: 22 Gusht, 16:34

  • Share

Kryebashkiaku socialist i Himarës, Vangjel Tavo ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, për t'ju bërë thirrje qytetarëve se kushdo që hedh mbeturina në rrugë, do të gjobitet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se Bashkia Himarë ka nisur identifikimin e çdo individi dhe subjekti që hedh mbeturinat në vende të paautorizuara dhe inspektorët po vendosin gjoba ndaj tyre.

Ai ka paralajmëruar se për përsëritësit do të ketë masa administrative edhe më të rënda.

"Aty nuk ka një kosh për mbeturinat – është thjesht një trotuar! Madje aty ka edhe një tabelë ndaluese, por përsëri mbeturinat janë lënë pikërisht pranë saj. Kjo sjellje është e papranueshme, dëmton mjedisin, shëndetin publik dhe imazhin turistik të Himarës. Himara është shtëpia jonë e përbashkët dhe një destinacion turistik i rëndësishëm. Ju ftojmë të gjithë – qytetarë e pushues – të respektoni hapësirat publike dhe të përdorni vetëm koshat dhe kontejnerët e dedikuar", shkruan Vangjel Tavo, teksa thekson se nuk do të ketë tolerime për ndotësit', tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?