Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov është i sigurt se ushtarët ukrainas do t’i mposhtin forcat ruse. Terekhov tha për CNN se Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, por ende po i reziston bombardimeve.
Sulmet ruse kanë shkatërruar qytetin, por Terekhov thotë se do ta përballojnë këtë situatë falë ushtrisë ukrainase.
Gjatë javës së kaluar, forcat ruse kanë shënjestruar zonat e banuara në Kharkiv , duke goditur shkolla, dyqane, spitale, blloqe apartamentesh dhe kisha.
“Qyteti me 1.5 milionë banorë ka nevojë për gjithçka nga ushqimi, ilaçet dhe rrobat e ngrohta”, tha Terekhov.
Kharkiv ka qenë një nga zonat më të bombarduara në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.
"Kur goditen qindra ndërtesa civile, kjo nuk është rastësi. Ky është një sulm i synuar."
Kremlini ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në Ukrainë, pavarësisht viktimave të shumta të dokumentuara.
Lajmi kryesor:
SHBA dhe Britania, embargo naftës ruse! Moska kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz për Europën! Polonia ofron avionët e saj luftarakë për të ndihmuar Ukrainën!
SI.E./ReportTv.al