Kryebashkiaku i Kukësit padit anëtarët e KZAZ-së: Po mbajnë me forcë pronën e bashkisë

24 Qershor 2019, 15:42| Përditesimi: 24 Qershor 2019, 15:53

  • Share

Bashkia e Kukësit ka paditur për shpërdorim detyre anëtarët e KZAZ nr.11 të qytetit të Kukësit me argumentin se nuk liruan ambientet në shkollën e Mesme “Havzi Nela”. Kryebashkiaku Bashkim Shehu në padinë e depozituar shprehet se anëtarët e KZAZ-së po konsumojnë veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Pavarësisht se anëtaret e KZAZ-së kanë marrë dijeni për shkak të detyrës, për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore, ata vijojnë të mbajnë të bllokuar një objekt në pronësi të Bashkisë Kukës. Pas daljes së dekretit të presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve, anëtarët e KZAZ-së Kukës i lëvizën materialet zgjedhore nga mjediset e Qendrës Kultutore “Hasan Prishtina”, por vazhdojnë të mbajnë të bllokuar palestrën sportive të shkollës së mesme “Havzi Nela”, në kundërshtim me ligjin" thuhet në padi.

Bashkia Kukës deklaron se çdo veprim i ndërmarrë në kundërshtim me dekretin e Presidentit gjykohet si shkelje e legjislacionit penal dhe kërkon procedimin penal të anëtarëve të KZAZ-së Kukës, për shpërdorim detyre. Në KZAZ-në 11 javën e kaluar u shënuan përplasje mes punonjësve të bashkisë së Kukësit dhe policisë së shtetit.

Pas ngjarjes u arrestuan 3 punonjës të bashkisë dhe një militant, që më pas u lanë në arrest shtëpie. Bashkitë e drejtuara nga përfaqësues të opozitës në të gjithë vendin sulmuan KZAZ-të për të penguar zgjedhjet, pasi sipas tyre janë të paligjshme, por sot Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve. 

(Kliko këtu për të lexuar padinë ndaj anëtarëve të KZAZ e kryebashkiakut të Kukësit)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari i indinjuar: 24/06/2019 16:22

    Pronen e sateme apo te tyteti bastard i ndyre,sa te keni Liken,Berishe Kriminelin e Lul Kryemashtruesin aty do rrini ne opoziten rrugace.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?