Moment nga dhuna

Me shqelma e grushte, kryebashkiaku i Matit publikon videon: Momenti nga dhuna ndaj 2 zyrtarëve! Banda e PD-së pa vulë nuk rri pa bërë çorbë

8 Maj 2023, 12:20| Përditesimi: 8 Maj 2023, 12:39

  • Share

MAT- Kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj ka denoncuar se njerëz të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Skënder Gjuci, kanë dhunuar barbarisht dy zyrtarë shtetëror gjatë koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Ahmet Zogu”. Ai përmend me emër dhe mbiemër agresorët, duke thënë se prej kohësh po shantazhojnë qytetarët.

“Të dashur qytetare Matjane, gjatë gjithë fushatës time elektorale jam përpjekur të shpjegoj dhe rikujtoj se këta që kemi përballë janë një bandë që nuk rrinë dot kurrë pa bërë çorbë dhe maskarada.

Ky këtu është Sokol Hajredin Rami me bandën e tij. Djali i tij Erik Sokol Rami, Klajdi Jakup Metra dhe Aldo Xhezmi Dika që godasin dy zyrtarë shtetëror gjatë koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të kualicionit “Bashkë Fitojmë”. Ky eksoponent i Partisë Demokratike pa vulë që shoqëron kandidatin Skënder Gjuci qysh kur ishte kryetar komune, por dhe sot mendon të shantazhojë popullin e Matit me veprime të tilla. Këto banda janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do të shantazhojnë popullin e Matit. Turp turp turp për llumin”, thuhet në reagim.

Deri tani nuk ka një reagim nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Skënder Gjuci.

Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që një kryebashkiak socialist denoncon kandidatë të Koalicionit "Bashkë Fitojmë” për dhunë dhe intimidim të qytetarëve. Rasti më i fundit ka qenë në Pukë, ku u raportuan për të shtëna me armë. Palët akuzojnë njëra tjetrën si autorë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/05/2023 02:36

    E vleresoj videon si fakt i pakundershtueshem i dhunes,por arsyet e perleshjes,jane te njeanshme.Kryebashkiaku hidhet ne konkluzione te pa vertetuara.Agresoret vertet mund te jene te BF dhe ne kete rast paskan dhunuar dy zyrtare,por kjo zenke mund te kete ndodhur per 100 arsye.Sa kohe qe nuk filmohen me figure e ze qe sherri eshte per ceshtje politike,qe bejne shantazh politik,kjo video nuk ka pike vlere.

    Përgjigju
  • Hahahahah: 08/05/2023 13:51

    Me ate muziken ne sfond , kjo vidjo meriton nje oskar

    Përgjigju
  • Altin: 08/05/2023 13:23

    Po Policia çfar bëri?mos janë në gjum akoma.Sa keq jemi në vitin 2023 por kemi mbet akoma me mentalitetin e 1997.Turp

    Përgjigju
  • Askushi: 08/05/2023 12:38

    Nuk ri non grata plehra pa ber vrasje te mart zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?