Kryebashkiaku i Nju Jork Eric Adams

Politikë

Kryebashkiaku i Nju Jork Eric Adams viziton Shqipërinë, pritet të takohet me Ramën dhe përfaqësues të biznesit

7 Tetor, 10:00| Përditesimi: 7 Tetor, 10:07

  • Share

Pasi konfirmoi se nuk do të rikandidonte, kryebashkiaku i Nju Jork Eric Adams ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë 4 ditore. Ai ka mbërritur të dielën, teksa pritet që të takohet me kryeministrin Edi Rama, përfaqësues të biznesit dhe teknologjisë.

Vizitën në Shqipëri të Adams, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Kryetarit të Bashkisë, Kayla Mamelak në një deklaratë. Sipas saj, qëllimi i vizitës së Adams në Shqipëri, lidhet me mundësitë e reja për të rritur aktivitetin ekonomik dhe turizmin në Nju Jork.

"Gjatë ditëve të ardhshme, Kryetari i Bashkisë Adams do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të takohet me kryeministrin, udhëheqësit e biznesit dhe teknologjisë, do të vizitojë fabrikat dhe do të diskutojë mundësi të reja për të rritur aktivitetin ekonomik dhe turizmin në New York City", tha Mamelak.

Ndërsa po ashtu vizita e Adams në Shqipëri ka marrë vëmendjen e mediave kryesore në SHBA, teksa janë zbuluar edhe detaje.

Sipas mediave amerikane, fluturimet e tij u paguan nga qyteti i Nju Jorkut, ndërsa transporti dhe akomodimi i tij tokësor po paguhen nga qeveria shqiptare. Po ashtu edhe siguria e kryebashkiakut të Nju Jork, sigurohet nga pala shqiptare.

Në qershor 2025, Kryetari i Bashkisë Adams organizoi një pritje të kulturës shqiptare në Gracie Mansion dhe marshoi në paradën shqiptare. NYC është shtëpia e komunitetit më të madh shqiptaro-amerikan në SHBA, me rreth 60,000 që jetojnë në lagje duke përfshirë Belmont, Pelham Parkway, Astoria dhe Tompkinsville.

Axhenda publike e kryetarit të bashkisë për udhëtimin nuk është publikuar ende, por një zëdhënëse tha se ai do të takohet me anëtarë të Parlamentit dhe Kabinetit Shqiptar dhe me biznese në lidhje me investimet e mundshme.

Eric Adams është në fundin e mandatit të tij si kryebashkiak i Nju Jork, pasi disa javë më parë, njoftoi se nuk do të rikandidonte më si drejtues i një prej bashkive më të rëndësishme në SHBA.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daku: 07/10/2025 12:37

    Erdhi një hajdut në qeverrinë më të Korruptuar për te bërë bisnes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?