Municione për Ukrainën në Poliçan? Zotka: Të gatshëm t’i prodhojmë që sot! I kërkuam ministrisë të vihet në punë ish-Kombinati, por hasëm burokraci

29 Shkurt, 14:43| Përditesimi: 29 Shkurt, 16:29

  • Share

Propozimi i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelesnky për të bashkëprodhuar municione për të furnizuar Ukrainën, e cila ndodhet nën agresionin rus prej 2 vitesh, ka zgjuar tashmë interesin për ringjalljen e infrastrukturës së vjetër në vend, siç është ish-Kombinati i Poliçanit.

Në një intervistë për Report Tv, kreu i bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj, i cili vite më parë ka punuar në ish-Kombinatin mekanik të Poliçanit, ka kërkuar të vihet në punë ish-kombianti. Zotkaj, tha se në ish-Kombinat janë të gatshëm t’i prodhojnë që sot municionet.

Kryebashkiaku bëri me dije se shpesh herë kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Mbrotjes për vënien në punë të ish-Kombinatit, por është ndeshur me burokracitë e kësaj ministrie. Tashmë, thotë Zotka që është lufta në Ukrainë, kjo kërkesë e tyre u përgjigjet drejtpërdrejt nevojës për prodhimin e municioneve në Poliçan.

'Mua më bëhet qejfi që u kujtuan për Poliçanin dhe duhej të vihej tek lufta, pasi ne kemi bërë dhjetëra kërkesa për Ministrinë e Mbrojtjes, për ta vënë në punë ish-Kombinatin mekanik, dhe përgjigja e tyre ishte s’kemi projekt. Ne kemi qenë të gatshëm si pushtet vendor për ta vënë në punë për të prodhuar fishekë për policinë, ushtrinë dhe poligonet e qitjes. Me gjithë dashamirësinë e Ramës, kërkesa jonë ka ndeshur në burokracitë e mëdha të Ministrisë së Mbrojtjes, gjithmonë kanë vënë sterkëmbësha dhe nuk kanë qenë dashamirës ndaj nesh.

Nuk kanë dashur ta vënë në punë ish-Kombinatin. Sot jemi në situatë tjetër. Lufta në Ukrainë, me çfarë po shohim ka ardhur frontale, ndaj kjo i përgjigjet drejtpërdrejt nevojës për prodhimin e municioneve në Poliçan, që nga predhat e deri tek fisheku 7 mm, 9mm dhe 12.7 mm dhe që mund t’i prodhojë sërish kombinati sepse i ka kapacitetet. Ne jemi të gatshëm ti prodhojmë që sot.'- tha Zotkaj.

I pyetur se çfarë kapacitetesh ka ish-Kombinati i Poliçanit, Zotkaj tha se janë të gatshëm që të mirëpresin teknologjinë e re për prodhimin e municioneve. Për Zotkajn, vendosja në punë e Kombinatit Mekanik të Poliçanit do të sjellë të ardhura jo vetëm për Poliçanin por për të gjithë Shqipërinë.

'Poliçani ka infrastrukturën e nevojshme. Çdo ndërtesë është e fortifikuar, nëse ndodh një gabim njerëzor si në Gërdec, pasojat nuk do të jenë të mëdha, sepse do mbetet e izoluar. Kemi makineritë e vjetra, siç janë ato për fishekët 12.7 që mund të vihen sërish në punë. Ka njerëz të specializuar në Poliçan për ta bere këtë pune. Jam dakord qe ka ndryshuar teknologjia, nuk është me ajo e viteve 70-90, sot fishekët bëhen me makineri te reja, por ne jemi të gatshëm ti mirëpresim me gjithë teknologjinë e re dhe të prodhojmë municione dhe ti përgjigjemi kërkesës së Ramës dhe Zelenskyt. Vendosja në punë e Kombinatit Mekanik të Policanit do sjelle te ardhura jo vetëm për Poliçanin por për gjithë Shqipërinë.'- tha Zotkaj.

Kombinati Mekanik Poliçan është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura shqiptare për armatim.

Deri në 1985 ky kombinat ka prodhuar dhe municionin 7.62x39mm (“Kallashnikov”), municionin mortajë 82 mm, granata dore ofensive dhe difensive, si edhe mina kundër-njeri, mina kundër-tank e municione kalibër 12.7x99mm dhe 14.5x51mm si edhe municion mortaje me kalibër 60, 107 dhe 120mm.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tiku: 01/03/2024 07:46

    E para ky kryetari eshte turp i njerezve qe drejtojne popullin. Dhe vazhdon partia e mban. E dyta clidhje ka bashkia me uzinen e armeve qe shkoni dhe i merrni mendim atij maskara kryetari. E treta e di dhe bufi qe cdo iniciative qe krijon prodhim pavarsisht se si qysh apo tek eshte pozitive se krijon punesim. Puuuu ky kryetari i policanit eshte kokra e idiotit. Dhe ka 4 mandate. Gjynah ai popull dhe mjere ajo parti qe e ka ne gji

    Përgjigju
  • Iris: 01/03/2024 01:17

    /LATIF/,pse nuk e dije ti kete?! Po mire eshte t'a dije dhe Rama kete gje,se kur u kapen ata /turistet/,objektet e fotografuara i quajti karakatina pa vlere e jashte perdorimit. Por ja qe sot karakatinat,vjetersirat e tunelet po rivihen ne pune.Ish-bazat po i ve ne perdorim NATO,ish-uzinat ushtarake do te rivihen ne perdorim shume shpejt,aeroportet e hekurudhat po rindertohen mbi gjurmet e atyre te vjetrave.

    Përgjigju
    • Or tej: 01/03/2024 08:06

      Ndoshta po vihen ne pune edhe per faktin se ata objekte nuk arriten te zaptoheshin nga popullsia dhe ti tjetersohej prona kshq shteti e kishte me te lehte te rindertoje or teeeejjjjj

  • Latif: 29/02/2024 20:34

    Kto nisma sqarojne pse ne Gramsh dhe Polican jane kapur "turiste" te apasionuar mbas veprave te komunizmit

    Përgjigju
    • Or tej: 29/02/2024 23:02

      Dic duket ihin spiunet e Zelenskit te cilet i thane eja ne albanisran e kerkoji atij gjatoshit ti vendose ne pune ata fabrika or teeeejjjjj

  • Reparti 119: 29/02/2024 19:47

    Dipllomacia e zgjuar eshte arma me efikase per Shqiperine dhe shqiptaret ne ditet e sotme, dhe jo rendja per te prodhuar arme qe ne vete I vlersuam “per skrap”, eshte nje humbje kohe ne momente decisive kur sinoptika botrore ka paralajmeruar per situate te veshtira si per kombin Shqiptar ashtu dhe per te gjithe kombet e tjere. Nuk eshte eficente te vleresojme strategjit dhe taktikat si “frontale”ose te tjera qe jane cfaqur ne shekuj, vite por dhe qofte dite me pare, duhet kuptojme qe sot kemi arme e strategji qe jane sistemuat ne stendat e muzeut arkologjik dhe historik ku ndodhet dhe arma e rreshterit Kallashnikov, ose “beteja e Torviollit”. Ne sot duhet te aktivizojme armen e dipllomacise dhe sidomos si me te fuqishme dhe eficente ate te shqiptarve jashte vendit qe kane horizont me te gjere pa neglizhuar dhe ate brenda vendit. Ne aktualisht, fale situatave ne keto 3 dekadave kemi nje ushtri dipllomatesh Shqiptar qe jane ne ball te situates si ne politiken e brendeshme dhe te jashtme brenda Shqiperise, por me te shumte jane dhe ata jashte Shqiperise qe jane ekspozuar nderkombetarisht ne fusha te ndryshme te jetes ne tere planetin tone. Nuk jam kundra gadishmerise te treguar ne kuader te aktivitetit ekonomik dhe politik qe shpreh A. Zotka per riaktivizimin e ekonomis se qytetit te Policanit, rrjedhimisht dhe Beratit, Skraparit ne rradhe te pare, por dhe gjithe vendit. Per kete duhet qe te perballen projektet e studjuara me burokracine shtetrore e cila nuk e ka legjimitetin dhe terenin per te hedhur poshte nje projekt serioz, qofte ne riaktivizimin e prodhimeve te vecanta ashtu dhe shtim ose koperim per prodhime te tjera.

    Përgjigju
  • Eli: 29/02/2024 19:37

    We will not produce anything that will contribute to the war in Ukraine. Albanian people wants peace not war. We want see our children die

    Përgjigju
  • foni: 29/02/2024 18:42

    nuk duan ta vene ne pune ,,se duan ti vjedhin leket per kombinatin,,,qe te vihet ne pune..

    Përgjigju
  • Tirona: 29/02/2024 18:17

    Ky që i gjunte makinës së vet me pistol3t gjatë kohës së zgjedhjeve e gjasme i kan bo atentat. Ky i rilndjes duhet fut në burg e jo ti bohen intervista

    Përgjigju
  • Agjenti: 29/02/2024 18:04

    21 vjet kryetar bashkie! Qr si me ja pas len baba prone. Dhe presim ne nga kta

    Përgjigju
    • Ring: 01/03/2024 09:21

      Po ke do ven o RK? Ik ti vi kanditaturen ne Polican. Aty vetem disa pleq, qen e mace kane ngel.

  • Turi: 29/02/2024 15:24

    Vendi jone nuk duhet te kerkoje zhvillim duke prodhuar arme per te vrare njerez por duhet te investoje ne industri dhe jo te behet makine lufte e perendimoreve sepse te gjithe e pane se cfare teagjedie ndodhi ne Gerdec

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?