Nuri Belba

Politikë
Top 24

Kryebashkiaku i Prrenjasit përgënjeshtron mediat e opozitës: Kam pushuar në bregdetin tonë, do padis gazetarin

28 Gusht 2019, 18:15| Përditesimi: 28 Gusht 2019, 19:38

  • Share

Kryebashkiaku i Prrenjasit Nuri Belba ka reaguar lidhur me disa lajme që kanë qarkulluar përgjatë këtyre ditëve në mediat pranë opozitës. Këto media kanë postuar një foto ku shfaqet një person duke pushuar në plazhet greke. Belba shkruan se ai ka pushuar në plazhet e vendit tonë teksa shprehet se ky lajm është i stisur nga paraardhësja e tij në postin e kryebashkiakut të Prrenjasit Miranda Rira.

Ai deklaron se do të çojë përpara drejtësisë gazetarin që ka botuar lajmin për shpifje dhe ish-kryetaren Miranda Rira për çdo abuzim dhe vjedhje qe ka bere gjate 4 viteve qeverisje ne Prrenjas .

Reagimi i Plotë i Belbës

Kur humbet udhën e arsyes edhe mundësinë për të vijuar me abuzimet ,s’të ngel gjë tjetêr veçse të kapesh pas sajesave .

Është për të ardhur keq që gazetari grek i përdorur nga ish-kryetarja është ne të njejtin standart me ish gazetaren që eshte paguar për kater vite më kot .
Une kam pushuar në bregdetin tonë edhe jo në plazhin grek ashtu siç aludojne nëpër portale , kjo është lehtesisht e vertetueshme, por edhe fotoja e publikuar nuk eshte e imja sepse kjo foto qarkullon prej tre vitesh nëpër kazanet e paguara nga Ish-kryetarja që ka kuptuar që loja e piset e saj ka mbaruar edhe i ngel vec të njollos figurën time, me imagjinatën e vobëkt skenari i së cilës vjen nga sikleti i perballjes me drejtesinë.
Koha per mua është shume e vyer edhe jam i vendosur ta perdor per t’iu sherbyer banoreve, por ne asnje moment nuk do anashkaloj kurresesi pa i vene para drejtesise gazetarin grek edhe “kolegen ”e tij Mirandën e cila nuk do te ketë vetëm kallzimin penal për shpifje por edhe per çdo abuzim dhe vjedhje qe ka bere gjate 4 viteve qeverisje ne Prrenjas .

Foto e postuar nga mediat opozitare

Komento

Komente

  • Berisha: 29/08/2019 09:30

    Po kjo foto ska lidhje fare me kte person.

    Përgjigju
  • Kajaku: 28/08/2019 19:40

    Ja edhe Nje Shukri tjeter lol lol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?