Benet Beci paraqitet në SPAK! A keni dhënë dorëheqjen? Kryebashkiaku i Shkodrës e mohon i buzëqeshur (VIDEO)

1 Nëntor, 15:32| Përditesimi: 1 Nëntor, 17:10

  • Share

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci u paraqit sot në SPAK. Nuk dihen ende arsyet se përse Beci është thirrur në SPAK, por ai qëndroi atje për rreth 25 minuta.

Ndërsa po futej në ambientet e SPAK, Benet Beci u pyet nga gazetarët se për çfarë është thirrur.

Për çfarë sot në SPAK?

Benet Beci: Ja ta shikojmë.

Ka pasur ndonjë kallëzim ndaj jush?

Benet Beci: Jo, nuk e besoj.

Kruebashkiaku Beci doli i buzëqeshur nga SPAK, por nuk pranoi të japë detaje për mediat se përse u thirr, duke thënë se "do flas në momentin e duhur". Madje ai u pyet nga gazetarët nëse ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës, por e mohoi një gjë të tillë. Edhe burime për Shqiptarja.com thonë se Beci nuk ka dorëzuar dorëheqje. 

Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/11/2024 01:03

    Nuk besoj se eshte gje me rendesi.25 min.sa ka ndenjtur jane vetem sa per te bere rutinen:emrin,adresen,telefonin e te ngjashme edhe nese i kane bere ndonje pyetje,ose nuk ka qene per te,ose ka qene pa rendesi.Kam vene re qe sa me shume ore t'i mbajne ne SPAK duke i pyetur,aq me shume probleme kane te thirrurit,keshtu qe mos u beni merak!

    Përgjigju
  • Mosss: 01/11/2024 21:41

    Ishalla nuk ik se mori fund shkodra. Beneti asht tu punu e ka marr mar shkodren

    Përgjigju
  • Perse?: 01/11/2024 19:18

    Po si esht kjo pune,sa her del dikush qe ben dicka per Shkodren duhet te japin dorheqjen?Beneti duhet te sqaroj shkodrant cfar po ndodh dhe jo te iki pa folur

    Përgjigju
  • Shkodran: 01/11/2024 18:59

    Po iku Beneti mori fund dhe Shkodra.I vetmi qe po ben dicka per qytetin por dikujt lart nuk po i pelqen qe dhe Shkodra te behet.Uroj mos te jet e vertet dorheqja

    Përgjigju
  • Ilir: 01/11/2024 16:19

    Po ene benetin e futet ne thes merr...bobo cpaskeni qene

    Përgjigju
    • Thesi: 01/11/2024 19:40

      Ai ka pas thesin o shok

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?