Kryetari i Bashkisë Tuz, Nik Gjeloshaj dhe kryeministri Edi Rama

Politikë

Kryebashkiaku i Tuzit: Sikur të kisha të drejtë vote do të votoja për Ramën, Veliajn, Spiropalin e Majkon! Ishin vendimtarë që Tuzi të jetë komunë sot

24 Prill 2021, 13:14| Përditesimi: 24 Prill 2021, 13:20

  • Share

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tuz, Nik Gjeloshaj ka shprehur mbështetjen e tij për skuadrën e Partisë Socialiste. Edhe pse nuk është me bindje i majtë, Gjeloshi shkruan se Edi Rama, Erion Veliaj, Pandeli Majko, Elisa Spiropali ishin vendimtarë që Tuzi të jetë komunë sot, prandaj shprehet se nëse do të kishte të drejtë vote, do ua jepte pikërisht këtyre emrave që ka listuar më lartë.

Kjo në shenjë mirënjohje pasi kanë dhënë kontributin si mazhorancë që Tuzi, me shumicë të popullsisë shqiptare të shpallej Bashki e Malit të Zi. 

“Unë nuk jam me bindje i majtë, nuk jam Socialist! Një gjë e di se sikur të kisha të drejtë vote, do të votoja për Edi Rama, për mikun tim Erion Veliaj, Pandeli Majko, Elisa Spiropali… të mos ishte asnjë arsye tjetër, këta së bashku me Ditmir Bushati ishin vendimtarë që Tuzi të jetë komunë sot. Shumë qeverive u jam drejtuar për ndihmë drejtpërdrejt, e vetëm këta iu përgjigjën lutjes time dhe puna u krye! Urime fitoren dhe nga e hëna e mbrapa,punoni të bashkuar, të forconi Shqipërinë edhe më shumë, e atëherë punoni edhe për ne që jetojmë jashtë Shqipërisë”, shkruan Gjeloshaj.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?