Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar së fundmi se ka në plan të zgjerojë familjen e tij.
Fëmijët në emisionin “Shiko Kush Luan” e pyetën që nëse do të bënte një vajzë si do t’ia vendoste emrin.
Ai është shprehur se donte që të kishte një vajzë dhe emrin do e huazonte nga një libër i gjyshit të Ajolës, shkrimtarit të njohur Jakov Xoxa.
“Nëse do kem një vajzë besoj që do ja vë emrin nga një libër i Jakov Xoxës që është gjyshi i Ajolës. Ai ka bërë tre libra kështu që mund ta gjeni”, u shpreh Veliaj.
Shkrimtari i njohur Javos Xoxa ka bërë tre vepra, “Lumin e Vdekur”, “Juga e Bardhë” dhe “Lulja e Kripës”.
Por nuk dihet se cilën nga emrat mund të pëlqejë kryebashkiaku Veliaj.
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj janë prindër të një djali të quajtur, Kajan i cili po rritet dita ditës edhe më shumë.