Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me Megi Finon, vajzën e ish-deputetit të ndjerë Bashkim Fino, i cili humbi jetën nga Covid-19 në muajin mars të këtij viti, inspektuan sot ecurinë e punimeve në shkollën që do mbajë emrin e tij. Veliaj tha se shtatorin e ardhshëm shkolla do jetë gati për të pritur nxënësit e zonave përreth.
“Kjo do të jetë shkolla e re “Bashkim Fino”, e cila ka ecur jashtëzakonisht mirë me punimet pavarësisht shirave. Mezi pres që shtatorin tjetër të jetë pjesë e buqetës së 10 shkollave të fundit që do të hapen në Tiranë. Këtë vit të ri shkollor ne kemi hapur 10 shkolla, duke filluar nga shkollat në qendër të Tiranës, apo kopshti në ish-Bllok, deri tek shkollat në periferi që janë me një super-cilësi”, u shpreh Veliaj.
Ai shtoi se tashmë fëmijët nuk do kenë nevojë të bëjnë shumë orë rrugë për të shkuar në shkollë, pasi do e kenë shumë afër dhe me kushte shumë të mira.
“Jam shumë krenar dhe mezi pres që shkolla e re “Bashkim Fino” të jetë realisht një mundësi dhe një oportunitet për fëmijët që ndoshta janë ndjerë të periferisë, sot s’ka më asnjë arsye. Mezi pres që ne të fillojmë një fushatë sensibilizimi gjatë gjithë këtij viti, duke filluar nga fëmijët që duan të transferohen nga shkollat në lagjet e tjera dhe të rrinë këtu në lagjen e tyre”, nënvizoi Veliaj.
Megi Fino, vajza e Bashkim Fino, tha se familja e saj ndihet krenare që një shkollë në kryeqytet do mbajë emrin e babait të saj.
“Jemi shumë të vlerësuar dhe shumë krenarë dhe falenderojmë shumë mikun tonë të veçantë Erionin. Është krenari jo vetëm sepse mban emrin e babait tim, por edhe për faktin që të bëhet një shkollë me të tilla standarde në këtë zonë”, pohoi Megi Fino.
Njësisë 2 në kryeqytet do i shtohet një kopsht dhe një shkollë e re 9-vjeçare e cila do jetë me një kapacitet për afro 1000 fëmijë. Shkolla që do mbajë emrin e Bashkim Finos po ngrihet në afërsi të Qytetit Studenti, në zonën e njohur si ish-“Kaldaja e vjetër”.
A ka ndonjë vajzë Leka Meksi?!????????
PërgjigjuPo pse Bashkim Fino emrin shkollës?!
PërgjigjuKy eshte korrupsioni politik. Bijte qe perfitojne nga prinderit politike, familjet, halla, teze e lidhje te tilla. Pa kontribute. I kemi kudo: administrate, qeveri, akademi, universitet, shkolla, spitale. Kush eshte te themi drejtor te x sektor? I biri, e bija e filanit, ose mbesa e fistekut, ose krushka e kryetarit. U marrte dreqi u marrte. Te pangopur.
Përgjigju