Kryediplomatja e BE, Kaja Kallas, gjatë vizitës në Bosnjë

Kosova & Rajoni

Kryediplomatja e BE-së Kaja Kallas në Sarajevë, akuzon dhe Dodik-un: Nuk tolerojmë veprimet për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës! Minoi institucionet dhe cenoi sovranitetin kushtetues

9 Prill, 14:40| Përditesimi: 9 Prill, 17:09

  • Share

Pas Tiranës, shefja e politikës së jashtme europiane, njëkohësisht zv/presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, vizitoi Bosnje-Hercegovinën ditën e sotme (9prill).

Aty ajo dha një mesazh të fortë kundër përpjekjeve të Milorad Dodik, liderit serb të Republikës Srpska, ndaj të cilit është kërkuar aurdhër-arrest ndërkombëtar dhe përpjekjeve të tij për të minuar rendin kushtetues të Bosnje, njëkohësisht i shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të, sikurse edhe Sali Berisha në Shqipëri.

Përpjekjet për ngritjen e gjykatave të veçuara dhe autoriteteve të mbrojtjes në këtë entitet, Kallas i cilësoi si veprime që tentojnë të ndajnë Bosnjen dhe se nuk do të tolerohen.

Kaja Kallas, përfaqësuese e lartë për politikën e jashtme të BE

“Unë mund t'ju siguroj se BE-ja është e përkushtuar ndaj rrugës së Bosnjë-Hercegovinës në BE, si dhe sigurisë dhe stabilitetit të rajonit. Kushtetuta e Bosnje-Hercegovinës është gur themeli i paqes këtu dhe ajo duhet respektuar. Çdo veprim që cenon integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues apo institucionet shtetërore është i rrezikshëm dhe i papranueshëm. Në veçanti, legjislacioni dhe iniciativat e fundit në entitetin e Republika Srpska minuan punën e institucionit të këtij vendi dhe ofrimin e shërbimeve publike. Ato kërcënojnë gjithashtu liritë themelore të të gjithë qytetarëve. Mirëpresim zyrtarët publikë, gjyqtarët dhe oficerët e policisë, të cilët i kanë rezistuar presionit politik për t'u tërhequr nga institucionet e nivelit shtetëror”, tha ajo.

Shefja e diplomacisë së BE ishte dje (8 prill) në Tiranë, ku pas takimeve zyrtare tha se 'Shqipëria e ka vendin në Union dhe anëtarësimi në BE është realist', por theksoi se nuk ka rrugë të shkurtër veç zbatimit të reformave, duke ofruar mbështetjen e nevojshme drejt integrimit.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?