Kaja Kallas

Kosova & Rajoni

Kryediplomatja europiane: Dialogu Kosovë - Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

22 Maj, 08:37| Përditesimi: 22 Maj, 08:40

  • Share

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri për të dyja vendet, për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kallas e cila një ditë më parë ka nisur vizitën në Serbi, ndërkaq sot (22 maj) do të jetë në Kosovë e më pas do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se tani është koha për t’u riangazhuar në procesin e dialogut.

“Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE-së. Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar”, ka shkruar Kallas në X.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?