Shefja për politikën e jashtme të BE Kaja Kallas nis këtë të mërkurën një tur ballkanik në 3 shtete si pjesë të së cilit do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Të enjten Kallas do të ndalet në Beograd, ku do të takojë Presidentin Aleksandër Vuçic, Kryeministrin Duro Macut dhe Ministrin e Jashtëm Marko Djuric.
Në të njëjtën ditë, të enjten, ajo do të jetë në Prishtinë rreth pasdites, ku bien në sy se nuk do të ketë vizita të ndara me Albin Kurtin apo ministra të tjerë që janë ende në detyrë.
Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme Kallas në Kosovë do të takojë përfaqësues të të gjithë partive si dhe drejtues të EULEX dhe komandantë të KFOR.
Turi i saj në Ballkan përfundon në Shkup ku do të takojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrin e Jashtëm të Vendit.
Komente
