Baba Mondi

Kryegjyshata i ka kërkuar qeverisë në vite t'i njihet statusi i saj ndërkombëtar si qendra e bektashinjëve në botë, me statusin që ka Nunci Apostolik në Tiranë (LETRA)

25 Shtator, 19:57| Përditesimi: 25 Shtator, 20:06

  • Share

Në një letër drejtuar Kuvendit, kryeministrit dhe Ministrisë së Jashtme në vitin 2017, kreu i Kryegjyshatës Botërore, i kërkon kryetarit të Kuvendit të asaj kohe, Ilir Meta, dhe kryeministrit Edi Rama, mbështetje për krijimin e shtetit bektashi. Ky dokument ka ngecur nëpër zyrat e administratave përkatëse dhe fati i tij nuk dihet. Në letër  kreu i Kryegjyshatës Botërore ankohet se “bektashinjtë dhe komunitete të ndryshme fetare kudo në botë tashmë e njohin Shqipërinë si vendin ku ndodhet Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore, njohje e cila, krahasuar në terma kanonikë, është e barasvlershme me njohjen që bota katolike dhe ajo jo katolike i bëjnë Vatikanit.

Baba Mondi arsyeton se Lideri shpirtëror i botës katolike gëzon një status të posaçëm në mbarë botën, vetëm në bazë të një marrëveshjeje lidhur midis Selisë së Shenjtë dhe shtetit italian në shkurt të vitit 1929, e cila u ratifikua nga Senati italian më 07.06.1929.

Bazuar mbi këto krahasime (të cilat përdoren edhe sot nga mbrojtësit e idesë së shtetit bektashi), Baba Mondi që në vitin 2017 e konsideronte mrekulli që bektashinjtë të kishin mundësinë të njiheshin si shtet në botën kanonike, dhe kjo mund të ndodhë në të ardhmen kur ky komunitet të ketë si mundësitë financiare, ashtu edhe ato politike për të arritur të njihet si i tillë në arenën ndërkombëtare.

Në letrën e tij ai shkruan se nëse kjo ide do të realizohej, do të sillte të mira për shtetin shqiptar, sidomos sa i takon promovimit të mëtejshëm të vlerave të rralla të bashkëjetesës fetare. Pranimi i këtij propozimi për njohjen e statusit të barazvlefshëm me atë të misionit diplomatik për Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve do ta vendoste besimin fetar bektashian në pozita të barabarta me atë katolik. Ky propozim – arsyetohet më tej në letër – është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë, si dhe me të drejtën që shteti shqiptar dhe qeveria shqiptare kanë për t’i dhënë një status të posaçëm një organizate e cila ka status ndërkombëtar.

Letra mbyllet me falënderimet dhe lutjen që kjo kërkesë të merret në konsideratë.

Letra e plotë

Mbrojtja konsiston në akordimin e statusit të Selisë e Shenjtë te Bektashianëve në një status të barazvlefshëm së paku me Nunciaturën Apostolike në Tiranë

Për te mundësuar jetësimin e besimit bektashian si nje sekt fetar i cili më së shumti i ka shërbyer paqes së gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve sikundër ka zbutur tonet e ashpra të radikalizmit mysliman dhe ka afruar rreth vetes besimtarë në vende të ndryshme të botës, mendojmë se është detyrim i shtetit shqiptar që këtij sekti ti ofrojë një mbrojtje te posaçme fillimisht brenda vendit. Mbrojtja konsiston në akordimin e statusit të Selisë e Shenjtë te Bektashianëve në një status të barasvlefshëm së paku me Nunciaturën Apostolike në Tiranë e cila është përfaqësuese e Vatikanit në RSH-së.

Pranimi i këtij propozimi për njohjen e statusit te barasvlefshëm me atë misionit diplomatik për Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve do ta vendoste besimin fetar bektashian në pozita te barabarta me atë katolik Të dy besimet si ai katolik dhe ai bektashian e njohin statusin e liderit të tyre shpirtëror si dhe statusin e Selisë së Shenjtë. Për rrjedhojë barazimi i tyre në terma të barabartë në imunitete dhe privilegjet që ata gëzojnë paku ne Republikën e Shqipërisë do te ishte një barazim edhe i se drejtës shpirtërore të shqiptarëve të besimit bektashian. Ky propozim është në përputhje te plotë me Kushtetutën e Shqipërisë si dhe me të drejtën që shteti shqiptar dhe qeveria shqiptare kanë për ti dhënë një status të posaçëm një organizate e cila ka status ndërkombëtar. Sa më sipër cituar është e vërtetuar tashmë statusi ndërkombëtar i bektashinjve.

Ne jemi pranuar dhe njohur si sekt fetar në shumë vende te botës përfshi edhe SHBA.

Rastet e njohjes së këtij lloj statusi ne botë për sektet fetare janë të shumtë mjafton të përmendim Urdhrin Sovran të Maltës të cilit shteti shqiptar i ka akorduar një status të posaçëm në RSH-së.

Referuar sa më sipër dhe marrëveshjes së posaçme të lidhur midis palëve dhe ratifikuar në parlament me ligjin 10058/2009, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve mbetet e hapur për fillimin e negociatave për draftimin e një marrëveshje te përbashkët për njohjen e statusit te barasvlefshëm me atë të një misioni diplomatik për Selinë e Shenjtë të kësaj kryegjyshate./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 13/10/2024 20:53

    Shko në izrael te çifutët se të japin tokë të lam me gjak fëmijësh o injoranr baba leshi.

    Përgjigju
  • Nebi: 26/09/2024 20:58

    Jemi vend laik,qe nga krijimi i shtetit Shqiptar me 1912. Vetem ne vitet e para te pavaresise,nga mosnjohja e situates per shkak edhe te lufterave ballkanike,ka patur disa tendeca siç ishte rasti i Haxhi Qamilit,qe per hir te se vertetes u perdor si koke turku,dhe u mor nje mase ekstreme,e pa bese ne kendveshtrimin e sotem dhe e pa nevojshme,duke patur parasysht se s'kishin kaluar as tre kater vjet nga renia e kalifatit otoman, por te mendosh pas nje shekulli per te krijuar shtet fetar brenda shtetit shqiptar,kjo eshte shume me e rende se e Haxhi Qamilit.Per ate çfar perfaqeson si nuner popullsie,prejardhja e tyre siç po e informohemi nga historianet qe e njohin mire kete sekt,nuk mund te jene me faktor me 3 apo 4% te numrit te besimtareve se tre fete baze te medha ne Shqiperi. Nese i ka shperbere vendi i origjines Turqia,pse duhet te jene faktori me i rendesishem ne Shqiperi,nuk e di kush ka interes te vizitoje godinat e bukura,nderkohe qe vendet e shenjta jane diku larg Shqiperise.

    Përgjigju
  • Ring: 25/09/2024 21:47

    Nuk ngeci por u injorua si nje lajthitje e Ilir Metes ateher president. Baba Mondi te shkoj ne SPAK njer se ka llogari per te dhene.

    Përgjigju
    • Elo: 26/09/2024 14:17

      Po ca thua ai eshte i madherishmi baba mondi kapter pa grade qe perfitoji nga veshja e nje bektashiu dhe nga injoranca è disa njerzeve qe mendojn se duke dhen lek blejn fatin dhe mbrojtjen nga ai.zot eshte nje dhe vetem nje . Pastaj se duhet bere ky shtet bektashij apo jo nuk di cte them se sjam aq i zoti dhe pergatiture

  • Genci: 25/09/2024 20:51

    a duhet qe me pare salia e shenjte e kryegjyshates boterore te njihej ne konferencen islamike e cila edhe ta autorizonte per eemerimin e nje nunci apostolk ne Shqiperi, mos eshte kjo qe po synon kryeministri Rama sepse duket e vetmja rruge e mundur nga pikepamja ligjore dhe diplomatike

    Përgjigju
    • Ndoka: 13/10/2024 20:32

      Po pse mo Lale muslimanet nuk jame normal ngaqe s’hane mish derri? Hajde palle kari hajde

    • Lala: 26/09/2024 00:58

      Bektashinjt skan lidhje me konferencen islamike sepse quhen te devijuar NGA myslimanet.han e pin si njerezit normal.etj etj.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?