Kryeinfermierja shqiptare në Itali vlerëson mjekët e dërguar: Miku i mirë njihet në ditë të vështira

1 Maj 2020, 23:19| Përditesimi: 1 Maj 2020, 23:22

  • Share

Kryeinfermierja shqiptare, Lindita Elezi në një lidhje në skype në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv është shprehur se ka shqiptarë të prekur në zonën ajo jeton në rajonin e Marche-s.

Në rajon ku ajo shërben deri tani janë 910 të vdekur, ku 552 janë burra dhe 354 janë gra, ku mosha mesatare është 80.4 vjeç me patologji të mëparshme.

Sipas saj, nuk ka një numër të saktë, por për sa i përket komunitetit shqiptar, por ka një numër të lartë të tyre dhe më shumë janë në shtëpi dhe jo në spital.

Ajo gjithashtu tha se ka edhe persona me origjinë shqiptare që kanë ndërruar jetë.

"Një kardiologe shqiptare është e infektuar bashkë me bashkëshortin dhe një nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë në moshë të re", tha Elezi.

Në lidhje me situatën e Italisë, ajo shprehet se vazhdon të dalë nga izolimi, ku do të hapen fabrika dhe zyra, por vazhdojnë të jenë të mbyllura bare, teatro e kinema.

Në intervistë nuk u la pa u përmendur edhe gjesti human i Shqipërisë në dërgimin infermierëve dhe mjekëve në ndihmë të popullit italian.

"U emocionuam shumë kur dëgjuam Ramën për dërgimin e mjekëve dhe infermierëve. Ne kemi një shprehje tipike, 'Miku i mirë njihet në ditë të vështira'. Ky është një shembull për të gjithë Europën. Në zonën ku unë jetoj ka infermierë shqiptarë dhe sapo të kalojë izolimi unë vetë personalisht do të shkoj  bashkë me kryetarët e bashkisë që t'i falenderoj", ka thënë ajo.

Kryeinfermierja Elezi, përveç përfshirjes në profesionin human të mjekësisë, është pjesë në jetën politike në Itali.

"Kam ardhur në '92-shin për të kryer profesionin e kryeinfermieres dhe gjithashtu jam e angazhuar në jetën politike në Itali, ku këtë vit u zgjodha e katërta më e votuara në qytet", është shprehur Elezi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?