Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi nga nesër në 08:00.
Pas bllokimit të procesit prej orëve të vona të mbrëmjes së diel 11 maj, me kërkesë të PD-së të pranuar nga kryetari i KQZ dhe reagimeve të forta nga mazhoranca se po shkeljen ligji dhe Kodi Zgjedhor, sot (16 maj), Celibashi shpalli vendimin duke pranuar kërkesën për vijimin e numërimit.
Teksa shpjegoi edhe tagrin ligjor për grupet e numërimit, komisionet dhe instancat, ai tha se ky vendim merrej vetëm nga KQZ dhe më pas vlerësohej nga KAS apo Kolegji dhe kurrsesi asnjë grup numërimi dhe komision nuk kishte të drejtën të vendoste nëse do numërohej apo jo.
Celibashi vlerësoi se nuk ka pasur asnjë kuti me probleme apo të kontestuar me prova dhe në këtë mënyrë i hapej ligjërisht rrugë numërimit të tyre, teksa vendimi hynte në fuqi menjëherë.
Aktualisht raportohet se votat e diasporës në shtetet e tjera konsiderohen të përfunduara, teksa kanë mbetur vetëm ato 53 mijë që kanë ardhur nga Greqia dhe që janë bllokuar në proces numërimi prej mbrëmjes së 11 majit, kur përfundoi procesi i votimit.
Nga ana tjetër mbrëmjen e sotme PD ka dërguar një tjetër ankesë në KAS pas vendimit të Celibashit.
Kandidatë dhe subjekte politike të ndryshme pretendojnë se me votat e diasporës së Greqisë mund të lëvizin 1-3 mandate nga njëra parti te tjera. Lufta po bëhet mes një mandati që PD kërkon t'ia marrë Mundësisë në Tiranë, një mandati që Nisma Shqipëria Bëhet t'ia marrë PS-së në Fier, si dhe një tjetër mandati të pretenduar nga kandidatja socialiste në Korçë që mund t'ia marrë PD-së.
Fjala e Celibashit për vendimin e marrë:
“Si grupet e vlerësimet e votave nga jashtë ashtu dhe komisionet kanë vetëm kompetencën e numërimit dhe jo vlerësimin e parregullsive. Kjo përgjegjësi është e KQZ ose e KAS dhe Kolegjit më pas.
KQZ i ka marrë të gjitha kutitë në dorëzim dhe asnjëra prej tyre nuk është përcaktuar si e parregullt. Për sa kohë janë caktuar të rregullta është detyrim ligjor si për grupet dhe komisionet për t’u vlerësuar dhe numëruar çdo votë nga jashtë.
Ata çmojnë si është një votë e caktuar sepse është detyrim i tyre. Këto bëjnë edhe tabulimin e rezultateve për çdo subjekt, kandidat e qark. Anëtarët kanë të drejtë të kontestojnë vota të caktuara dhe t’i shënojnë dhe nuk kanë asnjë tagër tjetër ligjor zgjedhor.
Nuk kanë as kompetencë proceduriale për të shqyrtuar ankesa apo kërkesa për procedurat dhe shkeljet. Ky vlerësim bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar numërimi dhe tabulimi dhe më tej instancat përkatëse vlerësojnë nëse ka shkelje të kodit zgjedhor dhe të vlerësojnë masën e saj apo nëse ndikojnë në këto rezultate.
Në këto rrethana vendos vazhdimin dhe numërimin e të gjitha votave që kanë ardhur nga jashtë si tabulimin e rezultateve dhe të dhënave nga këto rezultate deri në fund.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.
Numërimi i rreth 53 mijë votave të Greqisë do të nisë ditën e nesërme në orën 08:00 të mëngjesit.
Partia Demokratike ka dërguar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritur nga jashtë vendit. Aty përfshihen edhe zarfet e mbërritura nga Greqia.
Votat që kanë ardhur nga Greqia kontestohen nga demokratët, të cilët pretendojnë manipulim zgjedhor.
Ndërkohë ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike mbi një padi të bërë më herët po mbi votat e Greqisë. Ata lanë në fuqi vendimin e KAS për të lejuar që votat nga Greqia të numërohen e të mos veçohen nga të tjerat. Kjo ankesë e PD-së vjen pas vendimit te Celibashit për vijuar ditën e nesërme numërimin e votave në orën 8:00.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente

Me ne fund beri gjene e duhur.
Përgjigju