Receta

Kryelanë me speca, recetë tradicionale nga zonja Albana

13 Nëntor 2024, 11:30| Përditesimi: 13 Nëntor 2024, 11:31

  • Share

Kryelanë me speca

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 100 gr djathë
  • 130 ml qumësht
  • 80 ml vaj misri
  • 3 speca
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 150 gr miell gruri
  • 100 gr miell misri
  • Pak pluhur pjekës
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Së pari specat i presim në katrorë të vegjël dhe i skuqim në vaj ulliri për 2-3 minuta. Ndërkohë rrahim vezët, shtojmë qumështin, vajin, pastaj miellrat dhe pluhurin për pjekje. Në fund shtojmë specat dhe djathin e copëtuar. I vendosim në tepsi dhe më pas në furrë në pjekje në temperaturën 180°C për rreth 30-40 minuta. 

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?