Monika Kryemadhi ka dalë nga seanca duke hedhur akuza ndaj SPAK dhe 3 prokurorëve të çështjes, Kllapi, Kraja dhe Dumani, duke i cilësuar si tre muskutierët e drejtësisë së Ramës. Kryemadhi tha se pati mashtrim të drejtpërdrejtë nga Kraja ku tha që Meta është marrë në mënyrë normale, pasi sipas saj një grup banditësh me kallash rrëmbyen Metën në mes të ditës.
Sapo pashë tre muskutierët e drejtësisë së Ramës, Dumanin, Krajën dhe Kllapi dhe gjyqtarin Çela. Eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim të drejtpërdrejtë nga Kraja ku tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin, kur ju të gjithë e dini që u rrëmbye nga një grup banditësh me kallash pa mjet identifikimi, kërkuam që të njiheshim me provat e thashethemeve që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar të Ramës na la vetëm 3 orë kohë për të parë dosjen, për të parë të gjitha provat, gjë e di që s’ka asnjë prove dhe mendon se 3 orë do jenë shumë pak. I kam kërkuar gjyqtarit dhe prokurorit dosjen që keni shpërndarë, që në fakt qoftë prokuroria apo gjykata kanë shkelur neni 279 të Kodit Penal për nxjerrjen e sekretit hetimor. Dua të theksoj për ju, që kjo godinë nuk është drejtësia e re, është departamenti i marrëdhënieve të publikut dhe propagandës të Edi Ramës. Po u them edhe njëherë tjetër që të jeni të bindur që sot kam kuptuar që veglat një përdorimshme të Ramës dhe grupit të strukturuar kriminal, që nga inceneratori, 5D që nga pallatet e ndërtimit me paratë drogës, koncesionet që vjedhin çdo ditë paratë e qytetarëve, sot i pamë në fytyrat e tyre të veshura me toga e zeza. S’kam më asnjë shpresë për në sistem drejtësie të kapur të manipuluar dhe mbi të gjitha është kriminale.
Lajmi kryesor:
Ilir Meta në burg, në qelitë e 313! 5 orë seancë në GJKKO! Ish-presidenti kërcënon Dumanin: Qen, mbaje mend çfarë kam për të të bërë! Kryemadhi: Duhej të isha unë në burg, jo ai (VIDEO)
SI.E.//ReportTv.al