VIDEO/Kryemadhi nuk e di që i ka ikur deputeti, falënderon gazetaren që e vuri në dijeni

30 Qershor 2018, 14:31| Përditesimi: 30 Qershor 2018, 15:15

  • Share

E kthyer pas një vizite disa ditore në SHBA, Monika Kryemadhi nuk e dinte se deputeti rebel, Robert Bitri, jo vetëm që ka votuar përherë pro Edi Ramës, por edhe juridikisht ishte larguar prej LSI-së. Ajo falënderoi gazetaren e Report TV, Esiona Konomi që e vuri në dijeni të këtij fakti. 

Debati i plotë...

Gazetarja: Znj Kryemadhi, Robert Bitri është nga ata deputetët që ju thatë se nuk flasin, por që ama konvertohen. Bitri nuk është as juridikisht më pjesë e LSI-së, dhe kur ju nuk mbani dot brenda oborrit tuaj deputetin që keni zgjedhur, si mund të sensibilizoni të tjerët për të rritur frymën opozitare?

Kryemadhi: Unë jua kam thënë një herë këtë çështjen e Robert Bitrit, ai vijon të jetë pjesë e grupit parlamentar të LSI-së

Gazetarja: Tashmë nuk është më

Kryemadhi: Ai mund të mos jetë politikisht, por juridikisht është....

Gazetarja: Nuk është as juridikisht. Është regjistruar në Kuvend në grupin e deputetëve të pavarur

Kryemadhi: Vërtet? Nuk e dija këtë. Tek LSI nuk ka deklaruar gjë. Faleminderit që na vendosët në dijeni. Uroj që z. Bitri i cili do të përballet me votuesit e LSI-së në Fier, të jetë duke realizuar qëllimet e tij personale dhe financiare, bashkë me Gramoz Ruçin që ka frikë nga LSI në Fier.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?