Kryemadhi del nga SPAK: U thirra si kallëzuese e inceneratorit të Elbasanit! Nuk është çështja e një individi, por e sistemit

27 Tetor 2022, 12:27| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 11:28

  • Share

 

Monika Kryemadhi ka folur para mediave pasi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK duke thënë se u thirr si kallëzuese i inceneratorit të Elbasanit. Pasi shtoi se ka dorëzuar dokumente të tjera, Kryemadhi tha se duhet të bëhet e qartë se afera nuk është e një individi por e sistemit.

"Jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore të inceneratorit të Elbasanit për të verifikuar të gjithë dokumentacionet dhe për të shtuar provat e tjera që i shtohen dosjes. Gjëja më e rëndësishme është që një nga arsyet kryesore në të cilat ky proces siç është verifikimi dhe hetimi i inceneratorit, të bëhet e qartë se nuk është çështja e një individi por e sistemit. Sot paraqita prova të tjera për mashtrime dhe vjedhjen e parave të inceneratorit të Elbasanit.

Dorëzova fatura të tjera që kanë të bëjnë me grabitjen vetëm për inceneratorin e Elbasanit nga një projekt i financuar prej 22 milionë euro nga qeveria ku 7.1 mld lekë janë grabitur me fatura fiktive dhe kryerje të punimeve kot. Ka dhe probleme të tjera rrugës për t’u hetuar. Përfituesi kryesor i parave është Edi Rama”, tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Me dosje të kuqe në dorë, Kryemadhi thirret në SPAK për inceneratorin e Elbasanit: Dorëzova prova të reja për mashtrime dhe vjedhjen e parave


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?