Deputeti Lefter Maliqi është konfirmuar zyrtarisht i 7 në listën e LSI-së për qarkun e Beratit.
Gjatë një prononcimi për mediat, Maliqi tha se qëllimi i tij është ti tregojë Rilindjes se do të dalë më i votuari në Berat. Po asht Maliqi tha se nëse humb, do të vazhdoj sfidat dhe se synon që të jetë drejtues i pushtetit vendos në Berat.
‘Qëllimi im është që t'u tregoj Rilindjes që jam më i votuari në qarkun e Beratit, unë do të dal deputet me vota të drejtpërdrejta në qarkun e Beratit. Nëse nuk do të dal do të vazhdoj sfidat e mia, në të githë detyra e reja, dhe nuk e kam fshehur se kam synim që të jem drejtues i pushtetit vendor atje. Do të jem për një karrierë të gjatë në opozitën e bashkuar.’- tha Maliqi.