Politikë

VIDEO/ Kryemadhi: Fushatë për Metën për hir të fëmijëve! Mercenarët që kanë uzurpuar PL të paaftë, thonë që Monika kërkon vota për PS

15 Prill, 12:40| Përditesimi: 15 Prill, 16:50

  • Share

TIRANË- Ndërsa tashmë ka nisur fushatën për ish-bashkëshortin Ilir Meta, Monika Kryemadhi sulmoi nga SPAK strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, duke i quajtur mercenarë. Ndërsa tha se gjatë takimeve ku kërkon votën për Metën merr edhe 3 fëmijët si dëshmitarë, Kryemadhi nuk kurseu akuzat duke thënë se mercenarët e Partisë së Lirisë po e akuzojnë se po kërkon vota për PS.

Ata i quan të paaftë që të shkojnë derë më derë për të mbledhur votat, ndërsa e pyetur se përse nuk ishte në seancën e divorcit, Kryemadhi tha se nuk ka arsye pse t’i lutet apo të presë të pajtohet me dikë që do të ndërpresë marrëdhënien me të.

Kryemadhi: Jam përfshirë në fushatë për babanë e fëmijëve të mi. Kush e ka iniciuar divorcin le ta komentojë, s’kam përse të kem seancë pajtimi për diçka që dikush do të ndërpresë marrëdhënien me mua, s’kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem. Ishte justifikimi, për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.

Ndoshta pak më shumë për shkak të fëmijëve, janë ata që janë me mua në çdo hap në çdo takim. I kam marr si dëshmitarë, duke parasysh që stafi i ngushtë i Metës me paturpësinë më të madhe shkojnë dhe thonë mos dëgjoni Monikën se kërkon votën për PS. Kur në të vërtetë paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë të njerëzit, është në një justifikim, të tillë. U bëj thirrje anëtarëve të PL të rinj e të vjetër, që më 11 maj të votojnë Metën, pavarësisht marrëdhënieve personale që kanë me mua ose me Metën. Sot është me e rëndësishme të çojmë votë morale, se ca thonë mercenarët që kanë uzurpuar drejtimin e PL, ti harrojmë dhe ti anashkalojmë, t’i harrojmë dhe vetëm të ecim para se në fund të ditës vota është për Ilir Metën.

Kë nënkuptoni? Rrogëtarët, kush ka bordero tek PL, atë që ne nuk e kemi pasur asnjëherë në jetën tonë, ata janë mercenarët. Unë besoj tek kthjelltësia politike e Metës, dalja e tij në listë të hapur tregoi që ka një vendim politik, është kthjelluar, për të unifikuar votën dhe për të çuar sa më shumë vota në kutinë e votimit të opozitës. Është e vështirë. Unë kisha bërë në plan të mos merresha fare, në këtë moment të gjithë njerëzit që kanë një lloj historike apo marrëdhënie me të, i ka obliguar që t dalin në fushatë dhe të mbledhin votat për të.

Një sulm e pati për ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, për të cilën tha se ishte ajo që urdhëroi “rrëmbimin” e Ilir Metës.

"Rrëmbimi i Metës është bërë me urdhër të një gruaje që e ka patur inat personal që sot është askushi. Yuri Kim që i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë, nga ana tjetër edhe Ramës i një dha mundësi për të treguar që hakmarrjen personale e kryen në mënyrë perfektë me institucionin e drejtësisë", tha Kryemadhi. 

Kryemadhi ishte sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje,ndërsa ndaj saj dhe Metës rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, në çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA, ndërsa ndaj tyre ka nisur edhe hetim pasuror.

Ora 13:10
‘S’kam pse të lutem’, Kryemadhi flet për divorcin: Është një erë e re! Nesër kam provat e filmit, stafit do i kërkoj vota edhe për Metën

 

Monika Kryemadhi ka folur para SPAK edhe për divorcin me Ilir Metën.

“Kush e ka iniciuar divorcin le ta komentojë, s’kam përse të kem seancë pajtimi për diçka që dikush do të ndërpresë marrëdhënien me mua, s’kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem. Ishte justifikimi, për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja”, tha Kryemadhi.  

E pyetur nëse është një fillim i ri, Kryemadhi tha se ka nisur një erë e re. Ndërsa sa i takon faktit që do aktrojë në një film, deputetja tha se nesër kanë prova dhe se edhe stafit do t’i kërkojë vota për Metën.

Kryemadhi: Ajo që s’të vret të bën më të fortë. Për të fituar gjithçka, duhet të lëshosh gjithçka. Duke lëshuar çdo gjë nga e kaluara mund të nisësh diçka të re. Angazhimi im është me fëmijët, mendoj që është një erë e re, një organizim i ri për jetën time, familjen time.

Gazetari: Filmin e përfunduat?

Kryemadhi: Akoma nuk e përfunduam. Meqë më doli kjo fushata e paparashikuar. Nesër kemi lënë takim, prova dhe bashkëngjitëm edhe më kërkesën për vota për stafin e filmit.

Ora 12:57
Kryemadhi sulmon Yuri Kim: Ilir Meta u rrëmbye me urdhër të saj (VIDEO)

 

Nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Monika Kryemadhi deklaroi se Ilir Meta u arrestua me urdhër të ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.E pyetur nëse është e moralshme që Meta të kandidojë si deputet, sa kohë është në hetim, Kryemadhi tha se "është e moralshme. Duke pasur parasysh në këtë sistem që jemi, ku e dimë që kemi bërë një sistem për të dhënë drejtësi, jo për të burgosur njerëzit që janë në hetim."

" Edhe McGonigal që akuzohet për influencën ruse, u gjykua në gjendje të lirë dhe pas 4 muajsh shkoi për të kryer dënimin. Ne i burgosim që janë në hetime dhe pastaj bëjmë gjëra të tjera për t’i larguar nga politika. Rrëmbimi i Metës është bërë me urdhër të një gruaje që e ka patur inat personal që sot është askushi. Yuri Kim që i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë, nga ana tjetër edhe Ramës i një dha mundësi për të treguar që hakmarrjen personale e kryen në mënyrë perfektë me institucionin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë mund të jetë i shumëpritur, por ne s’kemi kërkuar një sistem drejtësie të burgosë 300 veta po 3 mijë vetë, por kemi kërkuar drejtësi për shqiptarët. Nuk mendoj se sot shqiptarët gjejnë drejtësi më kollaj se çfarë kanë pas gjetur më parë.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • POPULLI: 16/04/2025 04:18

    MONIKA DOREZO PRONAT QE I KE VJEDHUR POPULLIT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?