Deputetja e LSI Monika Kryemadhi ka përcjellë një urim për 21-vjetorin e krijimit të Partisë së Lirisë.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka zgjedhur të publikojë një video-mesazh së bashku me kreun e kësaj force politike, Ilir Meta, duke e shoqëruar me fjalë mirënjohjeje për rrugëtimin politik.
Ajo shkruan se duke parë pas në kohë, kanë fituar shumë sfida dhe beteja.
'21 vite nga një iniciativë e guximshme, e lirë dhe e sinqertë. Qindra e mijra të rinj e të reja besuan dhe kontribuan për një realitet të ri dhe të vërtetë. Sfidat e panumërta, betejat e fituara edhe aty ku rrëzoheshim ngriheshim me dinjitet. Urime ditëlindjen LSI', shkruan Kryemadhi.
Komente
