TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga drejtësia e re që të nisë hetimin për Monika Kryemadhin nëse ka marrë para nga rusët në kompani offshore. Për kreun e qeverisë kjo është një emergjencë kombëtare dhe ndërkombëtare ndërsa theksoi se kjo është një punë peshkaqenësh që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri dhe procesin e zgjedhjeve duke paraqitur kandidatë dhe kandidate peshkaqenë.
‘E vërteta e hidhur është që këto rubla paskan qenë shejtan i madh. Na kanë marrë shokë, na kanë marr shoqe në qafë. Por përtej çfarë thoni ju, përtej çfarë mund të komentojmë ne, Banka Botërore nuk hyn këtu, por edhe ne të tjerët. Kjo drejtësia e re do t’i japë përgjigje kësaj se kjo është një çështje e një urgjence të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne jemi vend i NATO-s dhe kjo përzierje me konto, e me “offshore”, e me lidhje kanalesh që çojnë para në drejtim të partive që këtu duan të sjellin lirinë, është problem shumë i madh të cilin drejtësia e re duhet ta adresojë më urgjencë.
Unë e kuptoj që janë me rendësi dhe arkat me peshq që mund të merren për të gatuar pa paguar peshkun në fundjavë dhe edhe arkat me peshk nuk duhen marrë dhe duhen dënuar ata që i marrin, por kjo nuk është më punë peshqish, është punë peshkaqenësh që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri dhe që kanë hyrë në procesin e zgjedhjeve në Shqipëri duke paraqitur kandidatë dhe kandidate peshkaqenë. Me këtë duhet të merret drejtësia, se s’është çështja, ne mund të themi çfarë të duam, por drejtësia do të merret me këtë punë.’- tha Rama.
Nën akuzën se ka cenuar sigurinë kombëtare, Partia Socialiste ka kërkuar ditët e fundit nisjen urgjente të hetimeve për deputetet e Partisë së Lirisë, njëherazi bashkëshorten e ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi. Pak ditë më parë dolën të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Kryemadhi akuzohet ka marrë dy pagesa nga kompania Holdem Holdings Limited, një kompani e inkorporuar në Qipro, me pronarë oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Kryemadhi ka bërë edhe një pagesë për Vradus Holdings të rusit tjetër Vitaly Savvin. Këto transaksione nuk janë deklaruar në ILDKP. Kryemadhi ka mohuar që ka aksione dhe llogari jashtë vendit, por dokumentet konfirmojnë të kundërtën.
Nga verifikimet e Report Tv, rezultoi se Kryemadhi, në datën 17 korrik 2017, ora 14:26, ka kaluar kufirin në këmbë në pikën e kufitare të Qafë Botës, një veprim i pazakontë ky për një deputete dhe kryetare partia. Një ditë më pas, në 18 korrik 2017, ora 15 e 20 minuta, nga llogaria e Monika Kryemadhit në Credit Agricole Suisse SA në Zyrih të Zvicër kanë kaluar paratë drejt llogarisë së kompanisë Vradus Holdings Limited.
Kjo kompani figuron e regjistruar në Qipro dhe pas saj qëndron Vitaly Savvin, një biznesmen rus në tregun e naftës. Një ditë pas këtij transaksioni, në 19 korrik 2017, Monika Kryemadhi kthehet në Shqipëri, duke kaluar në pikën kufitare në Qafë Botë, këtë herë me makinë, në orën 11 e 39 minuta. Përputhja e lëvizjeve në TIMS me transaksionet e paligjshme në Zvicër konfirmon dokumentet e publikuara nga media evropiane EU Reporter, në 15 mars 2023, për transaksione të Kryemadhit me tre biznesmenë rus, të afërt me Putinin.
Por, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i quan shpifje akuzat për lidhjet e saj me politikanë rusë në parajsat fiskale. Ajo akuzon se kryeministri Edi Rama ka përdorur shërbime të huaja për të prodhuar fushatën e shpifjeve. Në deklaratën për mediat, ish kryetarja e LSI thotë se nuk ka llogari bankare apo marrëdhënie biznesi jashtë Shqipërisë.
Partia Socialiste vazhdon të kërkojë me insistim që drejtësia të nisë hetimin ndaj deputetes Monika Kryemadhit pasi lajmeve se është përfshirë në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Nga selia rozë, deputeti Petro Koçi u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për Kryemadhin për mosdeklarim të ardhurash, fshehje pasurie e pastrim parash.
‘A është ajo aksionere me këto oligarkë rusë në kompanitë offshore. Si mundet që një ligjvënëse të përfshihet në marrëdhënie biznesi me oligarkë rusë? Si mund ta bëjë këtë gruaja e ish presidentit? Kryemadhi duhet t’i deklarojë këto. Kryemadhi gjen si rrugëdalje kërcënimet dhe shantazhet ndaj mediave. PS i bën thirrje drejtësisë të shkojë deri në fund e mbi të gjitha për raportet e biznesit me oligarkët rusë.’- tha Koçi.
O Mcgonigal po ti jep llogari per vete o kryehajdut qe ke 3 mandate qe na pi gjakun o plere kryeminister !!! Kastrati me kurvat e Nardit do ti haj paret o legen burre !!
PërgjigjuI rane breket Monikes…. Hej çfar them une: Ajo pa breke rri.
PërgjigjuO Edi Rama ti ke plotësisht të drejt për çështjen e qelbësirës rugaçes Monik Kok Lopës. Por për ktë lloi paçavure drejtësie je dhe ti plotësisht fajtor , pse sua fut këmbët në një kpuc ksaj flliqsire padrejtësie. Pse ju paguan rroga faroneike këtyre flliqësirave të padrejtësis. Kur kta sbëjn punën pse sju ndalon rogat ? ? ? Pra dhe ti je plotësisht fajtor prandaj ri urt e mos jep deklarata.
Përgjigju