TIRANË- Partia Socialiste vazhdon të kërkojë me insistim që drejtësia të nisë hetimin ndaj deputetes Monika Kryemadhit pasi lajmeve se është përfshirë në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Nga selia rozë, deputetja Klotilda Bushka u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për Kryemadhin për mosdeklarim të ardhurash, fshehje pasurie e pastrim parash.
'Prej disa ditësh, opinioni publik është shqetësuar nga publikimi i dokumenteve që ngrenë dyshime se një deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ka marrë para nga kompani të lidhura me diktatorin e Kremlinit, Vladimir Putin. Të dhënat e publikuara nga media pasqyrojnë se si Monika Kryemadhi ka marrë para nga kompani të oligarkëve rusë që financojnë partinë e Putinit.
Ky është një rast shqetësues i cili ekspozon edhe një herë tjetër, skemën që ka përdorur Rusia për të minuar demokracitë europiane: financimin e partive politike. Por në vend që të japë shpjegime mbi këtë situatë, deputetja Kryemadhi ka zgjedhur të sulmojë mediat. Në vend që të vihet në dispozicion të organeve të drejtësisë, deputetja Kryemadhi kërcënon dhe akuzon mediat, vetëm se ato kanë bërë detyrën e tyre. Njësoj siç bën partia dhe zëdhenësit e Putinit kundër zërave kritikë me të!
Deputetja Kryemadhi do duhet të sqarojë se çfarë janë këto para…? Çfarë janë këto llogari offshore? Përse nuk janë deklaruar në ILDKP shumat dhe llogaritë bankare nga ku janë marrë para? A ka patur ajo biznese me rusët? A ka marrë divident? Nëse po, çfarë kërkonin rusët nga Monika Kryemadhi në këmbim të rublave? E kërkonin si deputete apo si bashkëshorten e presidentit? Në të dyja rastet, implikimi i një politikaneje shqiptare në skemat e errëta të financimeve ruse, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë, ndaj vlerave europiane për të cilat punon e lufton aq shumë vendi ynë', tha Bushka.
Sipas deputetes socialiste drejtësia shqiptare nuk duhet të humbë kohë për të hetuar këtë rast që cënon sigurinë kombëtare të një vendi si Shqipërisa, të rreshtuar ndër të parët në krah të Ukrainës dhe kundër brutalitetit të Rusisë.
"Ndërkohë që Kryemadhi refuzon sqarimet, organet e drejtësisë do duhet të hetojnë për të gjitha veprimet në këtë rast, që nga mosdeklarimi, e deri te dyshimet e adresuara nga mediat për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Vetëm një hetim i plotë do të mund tu japë përgjigje pyetjeve se deri ku dhe në ç’masë Kryemadhi është përfshirë me rusët, se cilat janë interesat e saj me oligarkët e Putinit dhe sa i kanë prekur këto marrëdhënie, interesat kombëtare të Shqipërisë", përfundoi Klotilda Bushka.
Nën akuzën se ka cenuar sigurinë kombëtare, Partia Socialiste ka kërkuar edhe dje nisjen urgjente të hetimeve për deputetet e Partisë së Lirisë, njëherazi bashkëshorten e ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi. Nga Kuvendit, deputeti Toni Gogu tha të dielën se se organi hetimor do duhet të nisë hetimet dhe të zbulojë lidhjet që ka Kryemadhi me Rusinë. Ndërkohë që edhe Kryeministri Rama apo edhe Kryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla kanë kërkuar vazhdimisht që të ketë një reagim më 'të gjallë' të organeve hetimore, në veçanti SPAK.
Kjo deklaratë vjen pak ditë më parë dolën të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Kryemadhi akuzohet ka marrë dy pagesa nga kompania Holdem Holdings Limited, një kompani e inkorporuar në Qipro, me pronarë oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Kryemadhi ka bërë edhe një pagesë për Vradus Holdings të rusit tjetër Vitaly Savvin. Këto transaksione nuk janë deklaruar në ILDKP. Kryemadhi ka mohuar që ka aksione dhe llogari jashtë vendit, por dokumentet konfirmojnë të kundërtën.
Nga verifikimet e Report Tv, rezultoi se Kryemadhi, në datën 17 korrik 2017, ora 14:26, ka kaluar kufirin në këmbë në pikën e kufitare të Qafë Botës, një veprim i pazakontë ky për një deputete dhe kryetare partia. Një ditë më pas, në 18 korrik 2017, ora 15 e 20 minuta, nga llogaria e Monika Kryemadhit në Credit Agricole Suisse SA në Zyrih të Zvicër kanë kaluar paratë drejt llogarisë së kompanisë Vradus Holdings Limited.
Kjo kompani figuron e regjistruar në Qipro dhe pas saj qëndron Vitaly Savvin, një biznesmen rus në tregun e naftës. Një ditë pas këtij transaksioni, në 19 korrik 2017, Monika Kryemadhi kthehet në Shqipëri, duke kaluar në pikën kufitare në Qafë Botë, këtë herë me makinë, në orën 11 e 39 minuta. Përputhja e lëvizjeve në TIMS me transaksionet e paligjshme në Zvicër konfirmon dokumentet e publikuara nga media evropiane EU Reporter, në 15 mars 2023, për transaksione të Kryemadhit me tre biznesmenë rus, të afërt me Putinin.
Por, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i quan shpifje akuzat për lidhjet e saj me politikanë rusë në parajsat fiskale. Ajo akuzon se kryeministri Edi Rama ka përdorur shërbime të huaja për të prodhuar fushatën e shpifjeve. Në deklaratën për mediat, ish kryetarja e LSI thotë se nuk ka llogari bankare apo marrëdhënie biznesi jashtë Shqipërisë.
O bushter, o putane nuk ke nga ja mban, te jane çuar nallxhat bashke me kembet perpjete. Veshtire e ke por bej pak palester….
PërgjigjuKjo laraska Monik Kok lopa është shembulli i të keqes, kjo është hajdute, mashtruse, gënjeshtare dhe një injorante e pa gdhëndur. Tipa si puna ksaj dhe Sali Bajga e qelbur duhet urgjentisht të shkojn në burg.
Përgjigju