Pendohet për aleancën me Berishën? Kryemadhi: Të nxjerrim mësim nga 6 marsi dhe 25 prilli! Basha na tradhtoi

12 Prill 2022, 18:47| Përditesimi: 12 Prill 2022, 20:03

  • Share

TIRANË- Më 6 mars LSI nuk kishte asnjë kandidat për 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme lokale, por shërbeu si një mekanizëm që Sali Berisha të regjistrohej në KQZ me koalicion ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe kjo mesa duket është cilësuar si një gabim që Monika Kryemadhi deklaroi se duhet të nxjerrin mësim.

Në një takim që zhvilloi me delegatët e Tiranës, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se do të nisin përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2023. Kryemadhi theksoi se do të nisin një tur takimesh me delegatët në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Pavarësisht disfatës që pësoi më 25 prill, ku nga 19 mandate LSI siguroi vetëm 4 mandate, Kryemadhi ende thotë se kjo parti një alternativë për të rinjtë dhe të gjitha familjet shqiptare.

“E megjithëse prezenca në parlament është sot modeste, LSI paraqet me peshën e saj elektorale të 25 Prillit, një superfuqi përcaktuese për drejtimin e Bashkive dhe Këshillave Bashkitë në zgjedhjet e radhës lokale, që do të mbahen 1 vit prej sot. Ndaj e kam thirrur këtë mbledhje me ju si delegatë të LSI në Bashkinë Tiranë, sepse është përgjegjësia jonë, duke vendosur në funksion edhe mësimet e së shkuarës, pra të 25 Prillit 2021 dhe 6 Marsit 2022, për të nisur që sot përgatitjet tona për zgjedhjet lokale që po vijnë. Organizimi për zgjedhjet vendore 2023 do të nisë nga Bashkia Tiranë, e duke vijuar me të gjitha Bashkitë e Shqipërisë. Qytetarët në të gjithë vendin janë të lodhur me situatën aktuale dhe kërkojnë një alternativë”, tha Kryemadhi.

Përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit Kryemadhi ia ngarkoi sërish ish-kreut të opozitës Lulzim Basha, duke e akuzuar se shiti zgjedhjet kauzat por tradhtoi edhe opozitarizmin.

"Jemi shumë herë më të qartë sot, për tradhëtinë e madhe që pësoi opozitarizmi shqiptar, nga ai që ndonëse i veshur me kostumin e kryeopozitarit të paepur, në fakt kishte shitur kauzat, e kishte tregtuar shpresën për ndryshimin e Shqipërisë dhe qeverisjes së saj, sikur të ishte besimi i shqiptarëve, një gjë që mund të shitej “lirë” në tregun e gjësë së gjallë", vijoi Kryemadhi.

Kryemadhi u ndal edhe tek Inceneratorët, e cila tha se nuk do të ndalet pa vërtetuar rolin e çdo zyrtari që është përfshirë në këtë aferë. Ajo paralajmëroi se do të nxjerrë prova të reja që tregojnë se po  ushtrohet presion për të mbrojtur Armando Subashin, që të mos arrestohet njëjtë si Alqi Bllako.

“Nuk do ndaloj për të zbardhur rolin e secilit, përfitimin e kujtdo, dhe vjedhjen më të madhe që i është bërë qytetarëve shqiptarë në 100 vjet shtet, falë gjithë qeverisë rilindase në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe Kryetarin e Bashkisë Fier Armando Subashin, që për këtë të fundit është ushtruar një presion i jashtëzakonshëm për të mos u goditur bashkë me Alqi Bllakon për shpronësimin në Fier”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 6 marsit, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk futi asnjë kandidat për zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit, por LSI bashkëpunoi me Sali Berishën, i cili i përjashtuar nga PD, nuk mund të garonte në zgjedhje pasi nuk kishte parti, ndonëse kishe mbajtur kuvendin e 11 dhjetorit ku regjistroi ndryshimet në statut, por gjykata nuk e kishte regjistruar ende. Përmes koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, ku mori pjesë LSI dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Komisioni i Rithemelimit arriti të regjistronte kandidatët e tij, por arriti të fitonte vetëm në bashkinë e Shkodrës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Familje mutante: 13/04/2022 12:39

    A race muti

    Përgjigju
  • Cubi: 12/04/2022 23:31

    Keni shku per lesh bashk me Sali qenin

    Përgjigju
  • Hshs: 12/04/2022 23:20

    Baxhells e verren sa gry topi

    Përgjigju
  • Zzz: 12/04/2022 19:57

    Do kesh nare ndonje leka nga salihi per kasollen e liri sllabodankes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?