Kryemadhi me gjimnazistët: Largohuni nga politika se kur bëhet e shëmtuar iu merr peng të ardhmen! Problemet e maturës të njëjta çdo vit, fajin e kemi ne

5 Shkurt 2022, 13:57| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 14:09

  • Share

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me ekipin e Gjeneratës për ndryshim me gjimnazistë të Tiranës u shpreh se për një kohë të gjatë problemet e maturantëve janë të njëjta dhe fajtore për këtë është politika.

“Ekipi i gjeneratës për ndryshim do të jetë udhërrëfyes për të rinjtë, Sfida që kanë sot maturantët. Në politikën shqiptare jemi mësuar që politikanët t’ia vendosim fajin të tjerëve. Por në shumicën e rasteve ia vendosin dhe fajin popullit. Atë që thanë të rinjtë këtu, për një kohë të gjatë problemet e maturantëve janë të njëjta. Faji nuk është i popullit, por i yni.

Ne duke i diskutuar një herë dhe dy herë mediatikisht, mendojmë se e kemi zgjidhur problemin. Apo duke mbështetur një protestë. Duke dhënë dorëheqje një ministër, mendojmë se e kemi zgjidhur problemin. Por problemet e qytetarëve nuk zgjidhen politikisht, por përmes mundësive se si të ecë procesi. Djegia e mandateve që u larguam nga parlamenti bëri që ne si dhamë zgjidhje problemeve me maturantët, me studentët. Largimi i Floidës, apo Kejdit, bëri që mos të kishte zgjidhje të problemeve të maturës. Sot jemi jashtë këndvështrimit të diskutimit në Kuvend, për numrin e paktë të mandateve apo kapjen e jetës politike. Më keni në gatishmëri sa i përket diskutimeve, apo propagandimin mediatik për çështjen e maturës. Çështja e maturës shtetërore është problem për ju dhe familjet tuaja”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI i dha një këshillë të rinjve të shkëputen pak nga politika, pasi sipas saj kur aj bëhet e shëmtuar u merr të ardhmen peng.

“Kur lexoj libër e lexoj 3 herë një faqe sepse truri është i fokusuar në gjëra të tjera. Shkëputuni pak nga debati i politikës, sepse ndonjëherë politika kur bëhet e shëmtuar u merr të ardhmen peng”, tha Kryemadhi

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 05/02/2022 14:16

    Dmth mos na shihni ne baxhellat me leke, se pastaj merrni burra kokelopa..po mbajeni veten se ne kemi nevoje per ushtare.. ka dhe qe i besojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?