Monika Kryemadhi

Kryemadhi me të rinj në Durrës: Synojmë t'i japin pushtetin të rinjve! 5 prioritetet e LSI mund të zgjidhen jo për 5 muaj, por për 5 ditë

31 Janar 2021, 13:10| Përditesimi: 31 Janar 2021, 13:15

  • Share

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me të rinj në Durrës pak pasi ka prezantuar programin për Durrësin.

Në këtë takim ajo ka theksuar se prioriteti kryesor i LSI janë të rinjtë dhe synim është fuqizimi i tyre.

“Pse pushtetin e LSI-së të mos ua japim të rinjve. LSI është një parti, por kjo parti nuk do të ketë vlerë nëse nuk rigjenerohet me të rinj e të reja. Ne kemi luftuar, jemi sfiduar e do të vazhdojmë të sfidohemi. Sfidat tona më të mëdha janë angazhimi i të rinjve dhe të dalim mbi veten. Nuk është e rëndësishme ajo që përfitojmë vetë, por çfarë bëjmë për të tjerët.

Prioritet e LSI janë të investojmë për të rinjtë e të rejat dhe ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Ti rikthejmë të rinjtë dhe të rejat, ta bëjmë veten e tyre”, tha Kryemadhi.

Ndërsa ka theksuar se programi i LSI është shumë i thjeshtë Kryemadhi shtoi se janë 5 prioritete  të LSI që mund të zgjidhen jo për 5 muaj, por për 5 ditë.

“Për shkencat politike, Anisa, pika kryesore është kontakti me njerëzit, zgjerimi i rrethit shoqëror. Një politikan ka vlerë nëse bën për njerëzit dhe ne këtu duhet ta kthejmë të gjithë modelin e politikanit, që ulet me njerëzit, bisedon me ta, i dëgjon dhe mundohet për ti zgjidhur. Në programin e LSI nuk ka fjalë të ndërlikuara është shumë i thjeshtë. Janë 5 prioritete që mund të zgjidhen jo për 5 muaj, por për 5 ditë, mjafton që ta marrësh përsipër.

Ersa, ju duhet ta merrni vetë flamurin në dorë, sepse Durrësi ka mjaft të rinj dhe të reja. Durrësi ka furnizuar historikisht Tiranën me kuadro dhe profesionistë. Pjesa më intelektuale e Durrësit sot drejton ekonominë në Itali. Fuqia intelektuale, truri, që ka Durrësi është shumë i madh. Ne duhet të rikthejmë Durrësin e vërtetë, sepse është qyteti më i vjetër. Ne flasim për arkeologjinë e Durrësit, por nuk flasim dot për njerëzit që është e domosdoshme. Unë them që mos prisni nga Monika dhe Elona, përfshihuni vetë”, tha Kryemadhi.

LSI prezantoi sot programin e LSI për Durrësin! Në këtë takim është lancuar një projekt i cili sipas LSI do ndërtojë 2 zona të lira ekonomike. Gjatë prezantimit të programit  kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka deklaruar se me ardhjen e partisë së saj në pushtet Shqipëria do të kthehet në ‘shtëpinë e investimeve’. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi ka artikuluar edhe akuza ndaj qeverisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?