Monika Kryemadhi

Kryemadhi me votues për herë të parë në Lushnje: 25 prilli betejë për 25 vitet e ardhshme, kush do sundojë, oligarkia apo rinia

27 Janar 2021, 18:53| Përditesimi: 27 Janar 2021, 18:58

  • Share

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takimin me votues për herë të parë në Lushnje. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Kryemadhi theksoi se LSI ka 5 prioritete për të rinjtë. Programi ‘Mëso dhe fito’ dhe ‘Taksa e së Ardhmes 1%’ është sipas saj, pjesë e këtyre prioriteteve.

"Kur duan njerëzit të dinë se çfarë do të bëni ju, ne kemi 5 prioritete në 5 muaj, që i kemi në programin e  LSI-së, ku dy pika tonat kryesore janë dy pikat e arsimit. Njëra është “Mëso dhe Fito” , për të gjithë ju që jeni qoftë maturantë apo në shkolla profesionale apo edhe për ata që janë studentë në kuadrin e  përgatitjes së tyre për të pasur një profesion gjatë kohës që bëjnë shkollën edhe punojnë, pra edhe ndihmojnë familjet e tyre. Dhe tjetra është taksa e të ardhmes, që ne e quajmë 1%, që vendoset për kompanitë VIP. Kjo 1% shkon vetëm për arsimin. Sepse një nga problemet kryesore që ne kemi kuptuar sot, është mungesa e profesionistëve në tregun e punës, por edhe në konkurrencën me të gjitha shtetet e tjera.

Aj që na bën më shumë përshtypje dhe që është e domosdoshme, është pritshmëria mjaft e madhe për këto gjëra, që ne nuk i sollëm si me ëndrra. I sollëm dhe nga diskutimet që kemi pasur me ju herë pas here, me pedagogë të universiteteve, me mësues edhe shumë studentë, të rinj e të reja që punojnë jashtë shtetit dhe që e shikojnë të domosdoshëm fuqizimin e arsimit shqiptar. Sepse një vend pa arsim e ka të pamundur", tha ajo.

Gjatë takimit ajo u ka thënë të rinjve që t'i imponohen politikës, sepse sipas saj beteja për 25 prillin, është betejë për 25 vitet e ardhshme, kush do sundojë, do sundojë oligarkia apo do sundojë rinia.

"Por kjo është LSI, është një parti që kur e nisi betejën e vetë e nisi para 17 vitesh. Sot ja ku jemi.  Dhe ajo që është akoma më e rëndësishme 25 vjet ikin shumë shpejt dhe do jetë më e rëndë për ne kur të mos kemi asnjë të ri në Shqipëri dhe do të kemi vetëm pensionistë të cilët do të qajnë dhe do të vajtojnë për mungesën e fëmijëve të tyre, sesa të kursejmë disa para, t’ua heqim oligarkëve ose koncesioneve dhe ti vendosim në shërbim të rimëkëmbjes së vendit tonë. Pra nga një emergjencë e menjëhershme e 5% që krijon efekt të menjëhershëm në buxhetet e familjeve shqiptare, te projekti bebe në bebe, që në fund të ditës gjithë ky zinxhir prej 5 prioriteteve krijon më shumë  punësim për shqiptarët, punësim të mirëpaguar, profesionistë të mirë të cilët sa më cilësor të jenë studentët dhe nxënësit tanë, sa më cilësor të jetë arsimi aq më shumë do të mirëpaguhen.

Aq më të mirë do të jenë, aq më konkurrues do të jenë në tregun e punë dhe në rajon dhe mbi të gjitha do të jetojnë të lumtur në Shqipëri, në këtë vend të bekuar. Jepini forcë votës suaj, punoni me të gjithë, imponojuni politikës, vendoseni me shpatulla pas muri, sepse është e rëndësishme që beteja për 25 prillin, është betejë për 25 vitet e ardhshme, kush do sundojë, do sundojë oligarkia apo do sundojë rinia", tha ai.

Komento

Komente

  • JamKushJam: 29/01/2021 20:13

    hahahahahahahahahahah... do sundoje Rinia nga Leshelia.... ah moj korbe qe te duket vetja e re me gjithe ato trajtime bukurie/botokse ene ke fillu ta futesh veten tek te rinjte e Shqiperise....

    Përgjigju
  • Like: 28/01/2021 05:58

    Doli perseri kjo surrat kali, sado qe te bej chirurgie esthétique perseri surrat kal do te ngelet

    Përgjigju
    • Lala: 28/01/2021 07:41

      Ashtu esht.ama ja vle ta shtypesh fort duke e rraf hahahah

  • Hej Ushnja!: 27/01/2021 20:03

    Ju flet lavire Monik!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?