Monika Kryemadhi

Politikë

Kryemadhi ndryshe nga Basha: Dënoj dhunën në protesta, të pushtojmë zemrat jo institucionet

16 Maj 2019, 19:21| Përditesimi: 16 Maj 2019, 19:29

  • Share

Nga studio e Zërit të Amerikës në SHBA kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi për herë të parë dhunën e përdorur në protestat e opozitës, ndryshe nga lideri demokrat Lulzim Basha i cili tha dje se nuk mund të jetë komandant i zemërimit të qytetarëve.

Kryemadhi tha se LSI nuk ka për qëllim të pushtojë institucionet por zemrat e shqiptarëve.

"Sa i takon dhunës, sigurisht dënoj çdo lloj dhune. LSI nuk ka problem goditjen e institucioneve. Qëllimi i LSI është që të pushtojë zemrat e shqiptarëve. Ajo që ne duam është që Shqipëria të ecë përpara.. Kroacia sot është anëtare e BE ndërsa ne po zvarritemi. Djegia e mandateve ka qenë një veprim ekstrem. Aktet e dhunës nuk e favorizojnë opozitën por viktimizimin e Edi Ramës", deklaroi Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

VOA: Petrit Vasilit i kanë mohuar vizën?! Kryemadhi: S'vë dorën në zjarr as për bashkëshortin tim


  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?