Kryemadhi: Në pushtet nuk vihet me protesta! Ndërkombëtarët mbyllin sytë, nuk flasin për shkeljen e Kushtetutës

18 Shkurt 2020, 19:13| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 19:54

  • Share

DURRES- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka ripërsëritur qëndrimit e kryedemokratit Lulzim Basha pas takimit të aleatëve të djathtë ditën e sotme se pushteti nuk mund të arrihet me protesta. Nga Durrësi, ku u takua me strukturat e LSI, Kryemadhi sulmoi edhe ndërkombëtarët duke thënë se ata heshtin para kapjes së shtetit dhe kushtetutës nga Edi Rama.

"Djegia e mandateve ishte për t'i thënë shqiptarëve të cilët për fat të keq mendonin se politikanët janë njëlloj. Unë nuk jam njëlloj me Edi Ramën, për dashurinë që kam ndaj forcës time politike. Po ta donte PS ai do i mbante socialistët e ndershëm në parti. Më gjeni një socialist të ndershëm sot në Durrës. Unë e  duan vendin tim sepse dua të jetoj në vendin tim, dua të martoj fëmijët e mi në vendin tim. Shqipëria është shtëpia jonë. Kemi një histori shumë më të vjetër. Që të mos jesh njëlloj me Edi Ramën nuk mund të rrish në një parlament me deputetë që kanë blerë vota përmes grupeve kriminale. Ne nuk mund të vazhdonim më të bëheshin të verbër si disa ndërkombëtarë. Ndërkombëtarët nuk flasin për shkeljen që iu bë kushtetutës. Shumë ndërkombëtarë i kanë kërkuar Kuvendit dhe presidentit që për shkeljet t'i drejtohen Venecias.

Pa ardhur Komisioni i Venecias këta e rrëzuan.  A mund të më thonë këta ndërkombëtarë sot se ku është kushtetuta sot. Ne nuk kemi kushtetutë. Ne si opozitë sot e diskutuam që zgjidgjen politike nuk mund ta marrin përmes rrugës. Edi Rama do konflikt, do ankand të shesë dhe të blejë deputetë, ambasadorë media. Ne nuk e mundim dot Edi Ramën në lidhjet e tij me krimin e organizuar. Ne mund ta mundim me votë. Për ta mundur Edi Ramën duhet të flasim me popullin. Ne do krijojmë punësimin për të rinjtë dhe të rejat. Ne e bëjmë këtë gjë sepse e kemi ditur dhe kemi treguar që dimë ta bëjmë. Të gjithë do thonë jemi mësuar me premtime elektorale. Unë kam 30 vjet që merrem me politikë. Gjithë jetën time kam luftuar dhe asnjëherë skam qenë në pushtet. Kjo më ka bërë të jem e lirë dhe vetvetja", tha Kryemadhi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tanguli: 18/02/2020 22:15

    O Zog, shfytyrim... Letyre.. Mallkim kjo moster grua moskovite.. Deformim i mirefillte gjenetik... Rast studimor per laboratoret gjenetike..

    Përgjigju
  • Raul: 18/02/2020 19:59

    Nafija nxin per fondet e termetit qe e fundosin 100 pash nen dhe leshinelikes dhe cizmeparticken ne zgjedhjet e 2021.

    Përgjigju
  • BUÇJA MONIKA: 18/02/2020 19:29

    Fshatarja m9nika b... me intelekt 0 po na tregon se si vihet në pushtet. Në pushtet vihet me bllok në dor si yt shoq paçavure bur. Sa të jet jeta populli Shqiptar su jep vot o b... fshatare.

    Përgjigju
    • Ja woll: 18/02/2020 19:47

      Populli akoma vuan nga pasojat e ish Krimineleve Politikane.. Shpresojme qe SPAK TI pastroje dhe TI Izoloje ne Burg.. Pasurite ne Buxhrtin e Shtetit ..

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?