Monika Kryemadhi dhe Suzana Topi

Kryemadhi pajtohet me ‘tradhtarët’, del në krah me deputeten që e akuzoi si e blerë nga paratë e drogës pasi pranoi mandatin e dorëzuar nga LSI-ja

28 Janar 2021, 20:01| Përditesimi: 28 Janar 2021, 20:03

  • Share

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi duket se është trembur pas largimeve masive nga partia e drejtuar prej saj, pasi ka nisur të afrohet me deputetët e ardhur nga listat e LSI në Kuvend, të cilët i akuzoi si tradhtarë dhe të blerë nga paratë e drogës. Gjatë një takimi në Prrenjas, Kryemadhi kishte në krah deputeten e opozitës në Parlament Suzana Topi, e cila doli nga listat e LSI dhe pranoi mandatin e deputetit, veprim për të cilin Kryemadhi e akuzoi si të shitur. Kryetarja e LSI thoshte se ata që pranuan mandatin nuk i njohin si deputet të dalë nga partia e saj, se janë të blerë dhe se nuk kanë integritet.

"Nuk ka për t'ju falur asnjëri, tradhtarë. Doja t’i falënderoja të gjithë kandidatët e LRI-së, të cilët jo vetëm që nuk u joshën nga paratë e drogës dhe nga paratë e bankave të vjedhura, por përveç asaj, qëndruan përballë çdo presioni dhe po i them të gjithë atyre, të cilët kontaktojnë kandidatët e LSI-së, mos guxojnë t’ju afrohen sepse të gjithë i mbajnë mend kur keni qenë në pushtet, kur keni patur mundësi jo vetëm që nuk ju keni hapur telefonin, por përkundrazi i keni rrjepur ata, kështu që qëndrojini larg. Logoja e LSI-së, flamuri i LSI-së janë simbole të paprekshme dhe të pacënueshme, mëkatet e njerëzve që hyjnë dhe dalin në listat tona ne do ti paguajmë, por edhe një gjë, tradhtinë të gjithë e përdorin, por tradhtarin asnjë nuk e do", ka deklaruar Kryemadhi kohë më parë.

Por çfarë ka ndryshuar? Largimet e njëpasnjëshme nga LSI duket se e kanë trembur Kryemadhin, e cila është “detyruar” të lërë pas krahëve fjalët që ka thënë dhe të pranoj në partinë e saj deputetët që pranuan mandatin dhe që ajo i quante tradhtarë. Në zgjedhjet e 25 prillit, LSI nuk do të ketë një pjesë të konsiderueshme të figurave të njohura, të cilët kanë edhe një mbështetje të madhe popullore, përfshirë këtu Lefter Kokën në Durrës apo edhe Nasip Naços në Berat. Nga LSI kanë ikur mbi 40 figura qendrore dhe me peshë në elektorat.

Komento

Komente

  • opionisti: 29/01/2021 06:58

    te hetohete dhe lsi dhe largimi tyre nga prokuroria

    Përgjigju
  • Kaso: 29/01/2021 04:00

    Ore po me ato qe shkojne nga LSI e PD te PS nuk keni ndonje koment apo si gjithmone gati me urra per partine. Na hapet barkun dhe tu vije turp qe jeni bere paterice e nje partie e qeverie te korruptuar. Rrjedhimisht edhe ju te ashtuquajtur "te pavarur".

    Përgjigju
  • LSI: 28/01/2021 22:32

    LSI lesh e dhi ne te.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 28/01/2021 21:32

    Mona Kokmadhi : ....o i them të gjithë atyre, të cilët kontaktojnë kandidatët e LSI-së, mos guxojnë t’ju afrohen sepse të gjithë i mbajnë mend kur keni qenë në pushtet, kur keni patur mundësi jo vetëm që nuk ju keni hapur telefonin, por përkundrazi i keni rrjepur ata... hahahahahahahahahahaha normal qe e di rrjepjen sepse e ke bere ti dhe Likja bashke me ta!!!!!!!! hahahahahahaha.... kjo s'mbush mire e shkreta, nejse s'permbahet se po ben gjith ato trajtime bukurie ene po ndryshon fytyre. Po e ka then populli nje shprehje: Ujku qimen e nderron po zakonin s'e harron!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?