Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Politikë
Top 24

Kryemadhi: Pëgjimet e Bild nuk më habisin! Basha: Tani nuk ka më alibi, shporrja e Ramës është mision kombëtar

19 Qershor 2019, 22:36| Përditesimi: 19 Qershor 2019, 23:02

  • Share

Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga BILD, duke e quajtur kreun e qeverisë Edi Rama padrino të krimit. Ai thotë se tani nuk ka më alibi dhe shporrja e tij tashmë është mision kombëtar. 

"Edi Rama është padrino i krimit. Tani nuk ka më alibi. Shporrja e tij dhe e bandës së tij në pushtet është mision kombëtar", shkruan Basha.

Edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi teksa ishte në Fier ku u takua me strukturat e partisë së saj komentoi. Ajo tha se nuk është e suprizuar nga përgjimet e Bild pasi ato paraqesin vetëm majën e ajsbergut të krimit elektoral në vend.

"Protesta e së premtes bashkimi më i madh qytetar kundër së keqes. Të gjithë bashkë ta ndryshojmë këtë realitet të dhimbshëm. Kryemadhi: Qeveria një amalgame e krimit të organizuar me dhunën,  arrogancën, grabitjen e taksave dhe pandjeshmërinë njerëzore. Nuk jam e surprizuar nga përgjimet e Bild. Bild paraqet vetëm majën e ajsbergut të krimit më të madh elektoral në ndonjë vend evropian. Bashkëpunëtorë në këtë vepër kriminale Edi, ministrat, shefat e policisë, gjithë administrata shtetërore. Me këtë qeveri nuk hapen negociatat. Rama po nxit gjakderdhjen mes shqiptarësh. Gjithçka që t’i japim fund këtij skenari ogurzi. Rama është gati të sakrifikojë të ardhmen e Shqipërisë për karrigen e tij. Këmbët e karriges së thyer të pushtetit, dhuna, varfëria, krimi i organizuar dhe oligarkët e oborrit. Në betejën tonë për dinjitet, barazi ekonomike, integrim evropian nuk ndal asgjë. Fakte edhe më të rënda se përgjimet e Bild do dalin shumë shpejt për këtë qeveri të gangsterëve. Rama i frikësuar deri në palcë nga drejtësia. Askush nuk e shpëton dot Ramën, as sot, as nesër", tha Kryemadhi.

Komento

Komente

  • tini: 20/06/2019 06:54

    Munik dhe Lul ,Bild ka dhene audiot qe dhe prokurori juaj,por po do dalin ne ze dhe figure ato qe ju vodhet vitat.Loja tani filloi

    Përgjigju
  • Roza: 20/06/2019 03:22

    Ikni ju te paret, semundje dhe vdekje e ketij vendi. Sala, Iliri, Basha, Fallxhorja, Vasilja, me CO.

    Përgjigju
  • Doni: 20/06/2019 00:00

    Cfare mos bindje civile, shikoini emrat, ka civile aty? Hajde Rama drejto vendin se nuk mund ta mbajne peng 5 mij veta ..

    Përgjigju
  • Jim Maniani: 19/06/2019 23:40

    Kjo eshte vetem emergjenca

    Përgjigju
  • Ariu: 19/06/2019 23:18

    Po ty kush do të shpëtojë??

    Përgjigju
  • toni: 19/06/2019 22:47

    normale, ty nuk te cudisin as vidio e priftit

    Përgjigju
  • Lali: 19/06/2019 22:46

    Gjak derdhje do burri yt si ne 2011 dhe tani moj...

    Përgjigju
  • shan muti kaken: 19/06/2019 22:41

    sido qe te jete rama eshte gjysma e te keqes ne krahasim me ju!!!ju thoni te ikim nga shiu te shkojm ne bresher?po jo moj me e keqja e vogel esht rama dhe ate e dine mire shqipetaret!!

    Përgjigju
    • Igli: 20/06/2019 09:03

      LSI ka shperndare ne kolonje thesin me para ne zgjedhjet 2017 ,e kam pare vete me sy dhe e kane deklaruar dhe njerezit

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?