Ndërsa foli për Dorian Duçkën të cilin opozita e ka akuzuar se ka bashkëpunuar me Edi Ramën, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha në emisionin ‘5 pyetjet’ se Duçka u shkëput nga LSI kur nisi biznesin e tij privat si lobist.
Ajo e përshkroi si lobsit profesionist, duke u shprehur se nuk e di nëse mund t’ja kishte punuar pas krahëve kryeministrit Edi Rama.
“Është profesionist në lobim. A ia ka futur Edi Ramës? Këtë nuk e di. Se çfarë ka deponuar Dorian Duçka në Amerikë për Ramën, atë nuk e di”-tha Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
5 Pyetjet/ Kryemadhi: Ramën s’e shiti Ahmetaj për inceneratorët por 1 tjetër afër tij! Spaho: Basha s’u financua nga para ruse por nga oligarkë shqiptarë
B.V/KT/ReportTv.al