Kryemadhi: Projekti 'mëso dhe fito' për punësimin e të rinjve, një nga 5 prioritetet tona më mira (VIDEO)

7 Shkurt 2021, 11:32| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 15:47

  • Share

Mëngjesin e sotëm, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një bashkëbisedim, me të rinjtë profesionist në zonën e Kombination, me të cilët ka folur lidhur me shqetësimet dhe problematikat e tyre si dhe për projektin “mëso dhe fito” i cili ka synim punësimin e të rinjve.

“Një tjetër investim i yni është taksa 1 për qind që ne kemi vënë për të ardhmen. Duket si e vogël por krijon një efekt, një impakt goxha të madh për buxhetin për arsimin. A duhen taksuar më shumë të pasurit më shumë për taksën e arsimit? Ndoshta po. Por le ta fillojmë njëherë sepse nuk taksohen. Ta fillojmë njëherë të vendosim një taksë 1 për qind, që nuk është vetëm për të pasurit, por kushdo do ta paguante taksën e arsimit, në momentin që do të shikonte që kjo do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në arsim.

Por nga ana tjetër, mungesa e një vizioni nga ana e qeverisë, ose ndërtimi i një strategjie për të folur në bazë të batutave, ose duke u marrë me të tjerët, nuk është se ne na krijon hapësira për të rritur punësimin, për të rritur cilësinë e arsimit, për të krijuar hapësira më shumë për vende të reja pune të mirë paguara, përkundrazi i demoralizon njerëzit.

Ne si LSI jemi shumë të qartë në politikat tona. Ne kemi 5 prioritete, shumë të thjeshta, të cilat janë të prekshme dhe të realizueshme menjëherë, duke filluar nga 5 për qind rimbursim të shpenzimeve familjare.

Më pas për të vazhduar te projekti ‘Mëso dhe Fito’ i të rinjve që është një nga projektet shumë më të mira, për shkak sepse të rinjtë që janë në shkollat profesionale kanë mundësi që edhe të rriten profesionalisht, por njëkohësisht edhe të paguhen dhe të kenë mundësi të ndihmojnë familjen e tyre, ose edhe veten e tyre ekonomikisht.”, tha ajo.

 Ajo kujtoi edhe projektin tjetër ‘Nga bebja në bebe’, projekt që i dedikohet posaçërisht të rinjve.

“Ndërkohë është edhe programi ‘Nga bebja në bebe’ që është për ju të rinjtë. Ne jemi të sigurt në momentin që fillojmë dhe mendojmë për të ardhmen.

Unë isha dje në Fier, Vlorë, Lushnje dhe ishte një djalë, që ishte disi më i zhdërvjellët se ç ‘duhet dhe më tha që i pëlqente ky programi ynë nga ‘bebja në bebe’, sepse më tha që edhe sikur të më ndodhë gjë mua, të paktën fëmija im, do të ketë mundësi që të shkollohet apo të ketë diçka për veten. Ky ishte djali i një polici të vrarë. Ndërsa sot, tha ai, edhe babai im është vrarë në krye të detyrës, por për mua nuk mendon njeri.

Shumë prej nesh kemi qenë në dilema kur kemi filluar të ndërtojmë familjet tona, sepse kemi menduar se ç’do të ndodhë me fëmijët tanë. Dhe në momentin që ne e eliminojmë një dileme të tillë për të ardhmen e fëmijëve tanë, sigurisht që motivimi i brezit të ri do të jetë shumë më i madh për tu rritur profesionalisht dhe ekonomikisht.”

Kryetarja e LSI-së, në fjalën e saj foli edhe lidhur me arsimin shqiptar, ku sipas saj ka ardhur duke u rrënuar. Ajo tha se për atë është një ndër pikat kryesore dhe se arsimi nuk mund të konsiderohet një shpenzim por quhet investim.

“Një nga pikat tona kryesore që ne mendojmë se është shumë e rëndësishme është arsimi. Arsimi për ne është nuk quhet kurrë në politkat tona shpenzim, por quhet investim. Një shtet, një shoqëri, që nuk investon në arsim, sigurisht që nuk mund të ketë të ardhme. Dhe për ne arsimi, dhe për këtë dua të përgëzoj Floidën, pasi ajo me gjithë ekipin, me Kejdin, me Norën, me profesor Mondin, kanë bërë një program të jashtëzakonshëm për sa i përket arsimit.

Arsimi shqiptar ka ardhur duke u rrënuar në vitet e tranzicionit, e tashmë po merr dërrmën përfundimtare, sepse nuk e kanë parë kurrë si një element që e rrit, e zhvillon shoqërinë dhe e fut konkurrencën për punën, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. E kanë parë si një xhep që mendohet vetëm për rrogat e mësuesve thjesht sa për të ngrënë bukë, dhe asnjëri nuk mendon për kërkimin shkencor, për laboratorët, për rritjen e cilësisë së mësimit, për rritjen e kurrikulave, për krijimin e kurrikulave konkurrente. Ajo që na ka bërë përshtypje është fakti që etja e shoqërisë shqiptare për arsimin është e jashtëzakonshme, sidomos e brezit të ri.”, tha Kryemadhi.

 

Ora 13:56
Del ‘blof’ Kryeamadhi, i 'shembet' për pak sekonda propaganda për papunësinë! Anëtarja e LRI-së: Çdo student është në dy punë (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me të rinjtë e Kombinatit doli bllof në hipotezat e ndërtuara prej saj lidhur me papunësinë e të rinjve.

Arla, një nder studentet e ulura pranë kryetares së LSI-së ishte ajo e cila i “shëmbi” propagandën për papunësinë, pasi mori fjalën dhe tha se çdo student është në një punë të dytë.

“Pothuajse çdo student është në një punë të dytë, sepse rënia e ekonomisë është e dukshme dhe përveç këtyre problemeve nuk ka asnjë aktivitet në shkolla,”, tha studentja.

Kryemadhi, duket se nuk e pëlqeu aspak mendimin e vajzës në fjalë, pasi menjëherë e ndërpreu dhe ndryshoi diskutimin.

 

Ora 12:34
Kryemadhi: Unë nga mëngjesi kam takuar 500 të rinj, Rama ka bllokuar mediat, bën “dërr dërr”, ka harruar detyrën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përveç takimit me të rinjtë profesionist, në Kombinat është takuar edhe me votuesit për herë të parë të asaj zone.  

Monika tha se ndërsa ajo ka takuar qindra të rinj dhe të reja të cilët janë votues për herë të parë, ndërkohë kryeministri i vendin që duhet të ishte në krye të detyrës bën “llapa llapa” gjithë ditën në ekran. Ajo shtoi se një ndër pikat e tij më të forta është të bëjë llafe pasi është ajo çka i ka dhënë shqiptarëve, është veç premtim dhe mashtrime.

“Ne në fakt sot jemi në takimin e 3 a 4 që po bëjmë në Kombinat. E nisëm ditën me një takim me të rinj profesionistë, ishte një numër i madh inxhinierësh, mjekësh. Gjëja e parë që thonë është se na ka ardhur në majë të hundës me mashtrimet e kryeministrit në ikje. Në fakt kur nisem unë për të folur për të, nuk ka nevojë të flas unë se flasin vetë njerëzit. Një urrejtje për shkak të papunësisë, taksave të larta, mungesës së punës së mirëpaguar dhe shikoj që në tv ka që në orën 9, ora po shkon 12. Unë kam takuar qindra të rinj e të reja, votues për herë të parë ndërsa ne kemi kryeministrin që duhet të ishte në krye të detyrës, të punojë po ai bën llapa llapa gjithë ditën ne ekran. Një nga pikat më të forta të tij ka qenë profesioni llafazan, i cili ju ka dhënë shqiptarëve vetëm llafe, premtime, mashtrime. Dhe kur vjen puna, taksat e larta, çmimi i energjisë i lartë, papunësi, janë ngritur shqiptarët me plaçka për të ikur, e pse? Sepse shikojnë një shoë man, i cili për hir të vërtetës, po të ketë administratë publike, drejtësi, ja pret rrogën se ka 4 orë që bën dërr dërr.”

“E keni parë se çfarë bën kryeministri, harxhon gjithë paratë e qeverisë Arla, i vë ledin përpara, i bllokon me gazetarë me televizione nga 4-5 orë e vetëm barcaleta e batuta. Ai nuk ka asnjë ide, se ku do të punojë Arla nesër, se si do shkollohet Arla nesër, se si do jetojnë prindërit e Armës, se si do rrisë rrogat, si do të rrisë pensionet, nuk flet ai. Ai vesh pantoflat e kuqe, xhaketat e kuqe, i fut edhe një fustan dhe mendon se kështu do të pasurohen shqiptarët. Sepse mendon se kështu do të krijojë vende pune, mendon se kështu do të krijojë hapësira për të rinjtë. Prandaj, më 25 prill Arla, si votuese për herë të parë që je ngule votën mirë për të ardhmen tënde.”

 Kryemadhi tha se fuqia e partisë së saj kanë qenë gjithmonë votuesit për herë të parë, dhe se LSI është e vetmja parti që mban fjalën.

“Fuqia e LSI-së kanë qenë gjithmonë votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe të rejat, sepse në fund të fundit ne jemi e vetmja parti që e mban fjalën e saj, i mbajmë njerëzit, u përgjigjemi atyre. Është e vetmja parti politike që në 16-17 vjet të jetës së saj politike ka breza të rinjsh politikanësh, duke filluar nga Erisa Xhixho që kur ishte gjimnaziste, sot është nënkryetare e partisë, është pedagoge, është me grada shkencore, të cilat i ka marrë në opozitë. Kemi Endrit Braimllarin që e filloi si President i Gjimnazit ‘Besnik Sykja’ dhe sot është Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, kandidon në Qarkun e Korçës, që do të jetë surprizë si qark. Kemi Kejdi Mehmetajn që edhe ajo erdhi si senatore e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’ si nxënëse e ekselencës, sot është nënkryetare partie, kandidon edhe ajo në Qarkun e Fierit. Kemi Floidën që po ashtu erdhi si gjimnaziste ekselence e ‘Petro Nini Luarasit’, studente e ekselencës për Farmaci, që sot është kryetarja e LRI-së, deputete, kandidon sot këtu në Kombinat. Jo pa qëllim e kemi sjellë këtu, sepse Kombinati ka prodhuar elita në politikë dhe në shumë profesione të tjera. Kemi Eriolin, kemi Klevi Pojanën, që ka ardhur si gjimnazist i ‘Partizanit’, i diplomuar për Drejtësi e që sot është pjesë drejtuese e LSI-së për Tiranën dhe shumë e shumë të rinj të tjerë. Pra, është një strukturë politike që prodhon politikanë të rinj dhe Shqipëria ka vërtet nevojë për një mentalitet të ri, ka nevojë për njerëz të rinj, ka nevojë për mendësi të reja, ka nevojë për një vizion të ri.”, tha kryetarja e LSI-së.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 07/02/2021 16:34

    Prioritetin e 6 -te si te vjedhim me shume besoj e keni ne program o shurrane o familje e degjeneruar o ju shofte fara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?