Kryetarja e LSI duke folur për zgjedhjet ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të dalë i 3 ose i 4, ndërsa ka shtuar se sipas saj kryeministri ka frikë humbjen.
"Kushtetuta thotë: partia me koalicionin fitues ose partia fituese. Rama nuk ka shans të jetë i pari, po doli i treti ose i katërti, sepse i pari apo i dyti janë të zënë. Mos u çudisni kur pas ca javësh të thotë se sdo të marr pjesë në zgjedhje. Edi Rama kishte frikë të hynte në zgjedhje, e mbani mend që bëri referendum me Ben Blushin duke thënë unë që jam kryeministër ska pse të votohem si kryetar partie. Çështje që sja zgjidhim dot ne si opozitë, frikën e votave", tha ajo.
Lajmi kryesor: