Pas ndarjes zyrtare me Ilir Metën, Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë. Pavarësisht ndarjes, deputetja e PL thotë se do të vijojë të kërkojë me përkushtim votën për babain e fëmijëve të saj.
“Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj”, shkruan Kryemadhi.
Më tej ajo bën thirrje për t’iu bashkuar në sheshin Nënë Tereza, ku pritet të hapë fushatën koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
“Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00.”, shton ajo.
Reagimi i plotë i Kryemadhit:
Të dashur miq!
Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka. ?
Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj .
Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00.
Postimi i Kryemadhit në Facebook
Lajmi kryesor:
Zyrtarisht të ndarë, Meta dhe Kryemadhi i japin fund martesës 27-vjeçare! Nga rrugëtimi politik te përplasjet për nepotizmin në PL
Xh.D/SI.E./ReportTv.al
