Tirane- Kjo e hënë ishte dita e paraqitjes së radhës në SPAK për Monika Kryemadhin, nën masë sigurie 'detyrim me paraqitje' për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.jo do të ankimojë vendimin për sekuestron e 2 vilave tek Kodra e Diellit.
E pyetur për protestën e 6 dhjetorit, të thirrur nga presidenti i Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci, Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk do të jetë në protestën para SPAK.
“Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër, mesa duket do të bëhem ndihmës avokate se me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ‘90”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se do të bëjë ankimim në Gjykatën e Lartë por dhe në Strasburg.
Ankimimin për sekuestrot e banesave ku jetojmë unë dhe mamaja ime bashkë, ka një procedurë mjaft qesharke dhe mund të them edhe metodologjia që është ndjekur është jo pa qëllim. 10 polica te dera e shtëpisë të martën që ne kishim gjyqin e apelit, për të dorëzur vendimin e gjyqit, 5 minuta para se të hynim në gjyq të apelit. Ishte e koordinuar për të krijuar presionet tipike provinciale dhe bolshevike. Është shumë qesharake dhe jo shumë prefosionale, megjithatë është një procedurë që unë jam e detyrura që ta ndjek hap pas hapi për të ecur përpara dhe për te vazhduar të gjitha procedurat e tjera ligjore që na takojnë.
Që kur i kanë bërë kontrollin në banesë i bie të jetë në hetim, pavarësisht që prokuroria ka ndjekur trike të cilat që nuk e di nëse janë apo jo të ligjshme, që nuk i kanë regjistruar në regjistër si procedime penale. Edhe kur e kanë marrë në pyteje ka qenë pa avokat, që edhe për moshën duhet të kishte avokat. Ka një sërë shkeljesh që ne jo se kemi jo ndonjë shpresë nga gjykata e apelit, sepse me ato çfarë pamë herën e fundit shikojmë një presion psikologjik dhe kërcënimi haptas që bëhet nga institucioni i prokurorisë ndaj gjyqtarëve të sistemit të drejtësisë.
Kjo shkelje do të shkojë në Strasburg për shkeljen e të drejtave të njeriut, të pronës dhe të të shumë gjërave të tjera që kanë kaluar çdo limit njerëzor.
Keni bërë rekurs në Gjykatën e Lartë?
Akoma nuk është zbardhur vendimi.
Dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe mamasë së saj, Fatime Kryemadhi, tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe me firmë të Gjykatës së Posaçme më 15 nëntor 2024 dhe vjen në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të dosjes së SPAK për hetimet lidhur lobimin në SHBA dhe dosjen CEZ DIA për të cilën Ilir Meta po hetohet në arrest me burg prej 21 tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje"
Moj Monke,po ti na e bere mamin infermjere,mjeke,ndihmes avokate a dicka e tille dhe duhet t'a dinte se avokatin e kerkon,nuk t'a jep njeri dhe kur t'a cakton shteti,duhet te jesh i keputur financiarisht dhe jo me dy vila!S.d.q do te na marre malli per ty!Politika e Kuvendi nuk do te jene njelloj pa pranine tuaj,por sigurohu qe cizmen qe flake dikur,t'ja lesh Kuvendit qe t'a veme ne nje stende ne muzeun parlamentar me dicituren:/Cizmja e Monikes/,per te perkujtuar nje nga momentet me interesante ne historine 112 vjecare te parlamentarizmit shqiptar.
PërgjigjuTI MOJ MONIKA DUHET TE HYSH NE BURG PER VJEDHJET QE I KE BERE POPULLIT SHQIPTAR,,,DHE PRONAT DUHET TE SEKUESTROHEN TE GJITHA...
PërgjigjuKe te drru dr drejten mi Mona.I Ke vu pasunit e vilat me djersem e bbbybbbabyyythes tende dhe te Mamit.Iu vuri ne Pune Likja,o Mona
Përgjigju