Ekonomia duket se është fokusi i programit politik të LSI-së. Kryetarja Monika Kryemadhi tha se ky program ka synim punësimin me paga të larta. Gjithashtu ajo u shpreh se ka rënë dakord me aleatët opozitarë të PD-së për taksën e sheshtë me 9%.
"Në këto 4 vite shqiptarët jetojnë më keq se ç’kanë jetuar 4 vite më parë pjesa dërmuese e rinisë shqiptare po humbet shpresën nëse nuk e ka humbur tashmë. Prandaj sot me shumë se kurrë lind nevoja e ndryshimit, i cili vjen me votë por edhe me ndërgjegjësim dhe duke sjellë besim tek njerëzit.
Njerëzit kanë nevojë për besimin që ngjall shpresën dhe kjo shpresë e dërmuar nga keqqeverisja mund të kthehet vetëm duke folur me njerëzit me një program dhe plan të qartë dhe real që ne si Lëvizje Socialiste për Integrim e kemi tashmë prezent për ta prezantuar dhe ofruar të gjithë qytetarëve.
Kemi një program i cili ka në thelb të tij punësimin, një punësim të mirëpaguar, rimëkëmbjen e ekonominë dhe arsimin e brezit të ri, ku rinia jonë duhet të jetë konkurruese jo vetëm në tregun e punës por edhe në fushën e teknologjisë dhe inovacionit me vendet fqinje dhe pse jo rajonin tonë dhe pse jo edhe më gjerë në të gjithë botën. Është Koha për ndryshim dhe shqiptarët kanë nevojë për një ndryshim të shpejtë dhe të menjëhershëm. Politikat e LSI janë të drejtëpërdrejta. Punësimi dhe ekonomia është prioritet i panegociuseshëm për ne. Të gjithë e mbajnë mend premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës (premtim i PS). Ne synojmë punësimin e të rinjve dhe profesionistëve. Kemi rënë dakord me taksën e sheshtë 9% me PD-në. E kemi parë formalizimin e ekonomisë si një bashkëpunim me biznesit dhe shtetit" - tha Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
LSI prezanton programin politik! Kryemadhi: Kemi rënë dakord me PD-në për taksën e sheshtë 9%! Reformë në arsim, do investojmë 5% të GDP-së në këtë sektor
E.M./ReportTv.al