Kryemadhi pa maskë e pa distancë mes njerëzve në Kombinat: Pronën tuaj s'ua tjetërson dot Veliaj! Do i bëjmë letër prokurorisë dhe bashkisë (VIDEO)

21 Tetor 2020, 11:10| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 14:47

  • Share

TIRANË-Pa maskë e pa distancë në mes të njerëzve. Ashtu sikur se kishte deklaruar mw herët, është shfaqur te mërkurën kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duke shkelur aktin normativ të qeverisë.

Monika Kryemadhi ishte në Kombinat ku u premtoi banorëve që kanë pësuar dëme nga tërmeti, se nuk do lejojë që t'u tjetërsohet prona.

"Si t'iu heqin nga Kombinati dhe të çojnë në vend tjetër, është histori. Ne nuk do ta lejojnë, unë kaq po ju them do të jem këtu me ju. Këto shtëpi janë bërë me gjak, nuk janë tullat e atij. Këtë zonën unë e di shumë mirë që kur kam qenë deputete në 2001 historia dhe lidhja është ajo që ka ndërtuar. Ata e kanë ndërtuar kanë mbjellur çdo pemë. 25 prilli nuk është larg unë nuk dua të futem në votë, por ne kemi për detyrë t'ju dalim përkrah. Do i bëjmë letër prokurorisë dhe bashkisë. Si mund të heqë certifikatën nga emri jot, në emër të kujt do e vendosë. Do bëj qendër tregtare dhe do me pastru lekët e drogës", tha Kryemadhi.

Banorët i kanë shprehur shqetësimin kreytares së LSI-së pasi janë të friksuar se do t’i largojnë dhe do t’i çojnë në një zonë tjetër.

Në shembullin e kryetares se LSI edhe banorët e Kombinatit u shfaqen pa maskë dhe duke mos respektuar as distancën. Ndryshe nga Kryemadhi, presidenti Ilir Meta beri apel për mbajtjen e maskave, por u shpreh kundër aplikimit të gjobave.

VIDEO/Takimi i plotë

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tosi: 21/10/2020 16:19

    Amon shikojeni me cilen eshte ne krah Nafije dybeku, me ca sharebajga te neveritura si Floida surratufo,femra me e shpifur e planetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?